Biznes

EA nënshkruan marrëveshje pesë vjeçare me gjigantin social Facebook

Publikuar , 03 Nëntor 2010
0
EA nënshkruan marrëveshje pesë vjeçare me gjigantin social Facebook

Në bazë të termeve të marrëveshjes, EA do të pranojë 70% të hyra nga Facebook Credits dhe Facebook do të përfitojë 30 për qindëshin e mbetur. Facebook Credits është një metodë pagese që shfrytëzohet nga përdoruesit për të luajtur lojëra dhe për të blerë të mira virtuale brenda aplikacioneve.

Katalogu i EA përfshin lojëra nga Playfish, një prodhues aplikacionesh që është blerë nga EA vjeshtën e vitit të kaluar. Lojërat Playfish janë Pet Society dhe Restaurant City që janë në mesin e 10 lojërave më të përdorura nga përdoruesit e Facebook.

“Lojërat janë paraqitur si një prej kategorive më të popullarizuara të aplikacioneve në Facebook” tha Barry Cottle, një zëvendës president i lartë i EA Interactive. “Hapi natyral për EA është që të zgjerohen marrëdhëniet me Facebook”.

Marrëveshja e bërë të ditur gjatë ditës së martë është një bonus i ri për Facebook, që ka bërë një shtytje të fuqishme për Facebook Credits. Facebook ka qenë duke tentuar të formalizojë marrëdhëniet me kompanitë që prodhojnë lojëra dhe të largohet nga gjaku i keq, që ishte paraqitur kur Zynga pati kërcënuar largimin e lojërave nga Facebook dhe fillimin e një platforme në vete në fillim të këtij viti.

Një prej pikave kyçe të marrëveshjes është edhe ndarja e përqindjes së fitimit, por sikurse me EA, edhe Zynga do të përfitojë 70% të të hyrave nga Facebook Credits. Më herët gjatë këtij viti, Facebook ka bërë marrëveshje të ngjashme me Playdom, që është nën pronësi të Walt Disney, dhe me Crowdstar. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Microsoft, kompania më me vlerë në botë

Lajmet e fundit>