Softuer

EA paraqet titullin pa pagesë, Battlefield Play4Free

Publikuar , 05 Nëntor 2010
0
EA paraqet titullin pa pagesë, Battlefield Play4Free

Sikurse Battlefield Heroes, Play4Free është një lojë e lirë për tu luajtur, të cilën lojtarët mund ta shkarkojnë dhe luajnë pa asnjë kosto shtesë, me të hyra që burojnë nga micro-transaksionet opsionale. Për dallim prej Heroes, Play4Free ka një formë grafike të luajtjes dhe një vendosje moderne të ngjashme me Battlefield 2 dhe Battlefield: Bad Company 2.

Në veçanti, Play4Free është krijuar në bazë të një versioni të modifikuar të motorit të Battlefield 2 (jo pra me një ambient shkatërrues sikurse në Bad Company), megjithëse përdor të njëjtat klasa (Assault, Engineer, Medic dhe Recon), dhe modele armësh nga Bad Company 2.

Ai gjithashtu ofron një stil të ngjashëm të avancimit të lojtarëve, me mundësi për të mësuar aftësi të reja dhe për të blerë gjëra të reja (me disa monedha brenda në lojë, e disa të tjera me para të vërteta)  për të rregulluar sipas dëshirës ushtarin tuaj. Play4Free ofron beteja me 32 ushtarë dhe 16 automjete duke përfshirë tanke, APC, helikopterë dhe madje një aeroplan F-35.

Battlefield Play4Free momentalisht është vendosur për paraqitje në një beta version të mbyllur në fund të këtij muaji (ju mund të provoni fatin për të marrë pjesë në beta testim të mbyllur këtu), kurse versioni i plotë do të paraqitet në fillim të vitit të ardhshëm.  EA thekson se loja nuk është dizajnuar që të zëvendësojë Battlefield Heroes, dhe në fakt Heroes, Play4Free dhe Battlefield 3 do të jenë të lidhura në një mënyrë të vogël, pasi që nëse arrini në nivelin e 15 në Heroes ju do të hapni një event special në Play4Free, dhe nëse arrini një nivel të caktuar në Play4Free ju do të hapni përmbajtje speciale në Battlefield 3. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Chrome ofron mbrojtje nga shkarkimi i maluerëve

Lajmet e fundit>