Biznes

Eagle Mobile premton ndihmë për prefiks të telefonisë së Kosovës

Publikuar , 05 Maj 2010
0
Eagle Mobile premton ndihmë për prefiks të telefonisë së Kosovës

Drejtori i kësaj kompanie, Ali Tashkin, e cila operon në Shqipëri, ka konfirmuar të hënën në Prishtinë se i kanë shkruar letër kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke i bërë me dije atij se janë të gatshëm t’ia sigurojnë Kosovës prefiksin e telefonisë fikse.

“Ne kemi kapacitete dhe mundësi që shumë shpejt Kosovën ta lidhim me kabllo optike, në mënyrë që Kosova të vazhdojë komunikimin me botën”, ka thënë Tashkin.

Këto reagime të kompanisë turke kanë ardhur vetëm disa ditë pas kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, i cili ka thënë se nëse autoritetet kosovare vazhdojnë t’i shkyçin antenat e operatorëve ilegalë, atëherë Serbia do t’ia bllokojë Kosovës prefiksin e telefonisë fikse +381.

Drejtuesit e kompanisë “Eagle Mobile” kanë nënshkruar të hënën në Prishtinë kontratë shërbimesh marketingu me kompaninë kosovare ‘Paper Communications’

LEXO EDHE:  Facebook thirrje nga SHBA-ja për të ndaluar zhvillimin e monedhës digjitale

Lajmet e fundit>