Lajmet

Eagle Mobile starton nesër shërbimet 3G

Publikuar , 27 Shkurt 2013
0
Eagle Mobile starton nesër shërbimet 3G

logoEagle Mobile pritet të nisë ditën e nesërme ofrimin e shërbimeve në brezin e transmetimit 3G.

Përmes mesazheve të shkruara për abonentët e saj, kompania e komunikimeve celulare ka njoftuar nisjen e shërbimeve. Shtimi i operatorit të tretë 3G pritet ta bëjë tregun më konkurrues dhe të ulë çmimet e internetit me brez të gjerë përmes rrjeteve celulare.

Interneti 3G aktualisht ofrohet nga dy operatorë, “Vodafone Albania” dhe “AMC”.

Ofertat për licencën e tretë 3G u hapën në muajin Tetor dhe “Eagle Mobile” ishte e vetmja që paraqiti një ofertë të vlefshme, prej 4 milionë e 355 euro.

Operatori tjetër, “Plus Communication” paraqiti ofertën simbolike prej 1 euro, që nuk u vlerësua si e vlefshme.

Sipas të dhënave më të fundit nga AKEP, shërbimet 3G kanë rreth 270 mijë përdorues nëpërmjet telefonit celular dhe 37 mijë përdorues me USB Modem. (PCworld Albanian)

LEXO EDHE:  Njihuni me Lida Tohidi nga San Francisco – Folësja më e re e AllWeb Albania 2019

Lajmet e fundit>