Biznes

Eagle Mobile viziton Kosovën

Publikuar , 04 Maj 2010
0
Eagle Mobile viziton Kosovën

Të hënën në ambientet e zyrave të kompanisë vendore të marketingut Paper Communications, drejtori i përgjithshëm i Eagle Mobile në Shqipëri Z. Ali Taskin, zëvendës drejtori i përgjithshëm/drejtori i shitjeve dhe marketingut Z. Orkunt Yozgat, drejtori i marketingu dhe komunikimit Z. Mustafa Kusata si dhe drejtori i përgjithshëm i Paper Communications Z. Ilir Grapci mbajtën konferencë për shtyp ku folën për aktivitet e Eagle Mobile si kompani e telefonisë mobile në Shqipëri; si dhe  aktivitetet e Paper Communications si kompani marketingu.

Eagle Mobile është një prej operatorëve më të sukseshëm në Shqipëri dhe kjo kompani dukshëm ka sjellë ndryshim të çmimeve në Shqipëri duke mundësuar konkurencën e pastër. Gjatë rrugëtimit të tyre Eagle Mobile kanë kërkuar mbështetjen e një agjensie që përmbush nevojat e Eagle Mobile, dhe janë ndeshur me Paper Communications që pas një periudhe testi prej 6 muajsh, tashmë do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare për bashkëpunim për shërbime marketingu.

Projekti më i rëndësishëm që Eagle Mobile dhe Paper Communications kanë realizuar së bashku është realizimi i strategjisë vjetori të kompanisë tetor 2009 – tetor 2010 ku përfshihen 5 reklama me të famshmin shqiptar në Hollivud James Belushi. Ndërkohë këto Paper Communciations ka realizuar për Eagle Mobile dhe një sërë reklamash të tjera të mirëpritura (plaku që vallëzon, tenori me zarfa me ngjyra etj).

Paper Communicatios egziston në tregun shqiptar që prej shkurt 2009. Për një kohë të shkurtër kjo kompani ka arritur ta vendosë veten në një ndër kompanitë më kreative dhe punëtore midis trojeve shqiptare, dhe më e veçanta është se kjo kompani është tërësisht shqiptare me punëtorë kryesisht të Kosovës por edhe të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Paralajmërohen përdoruesit e Bitcoin pas zbulimit të problemeve të sigurisë

Lajmet e fundit>