Blog

‘Earth Speaker’ lidh fëmijët me ndërgjegjësimin mbi planetin.

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Mars 2021
Bëhet fjalë për t'i dhënë planetit një zë përmes atyre që do ta trashëgojnë atë. Njerëzit që do të qëndrojnë më gjatë në planet janë fëmijët" ‘Earth Speaker’ lidh fëmijët me ndërgjegjësimin mbi planetin.

Një aplikacion i ri argëtues, fton fëmijët në të gjithë botën të flasin për të ardhmen e planetit tonë. Aplikacioni ‘Earth Speaker’ u krijua nga artisti danezo-Islandez, Olafur Eliasson, i cili dëshiron të përfshijë gjeneratën e ardhshme në diskutimin e krizës mjedisore me qëllim ndërgjegjësimin e tyre mbi problemet mjedisore që po kalon Toka dekadat e fundit.

“Bëhet fjalë për t’i dhënë planetit një zë përmes atyre që do ta trashëgojnë atë. Njerëzit që do të qëndrojnë më gjatë në planet janë fëmijët”, thotë ai.

Aplikimi thuhet se amplifikon pikëpamjet e fëmijëve për mirëqenien e planetit. Eliasson beson se edhe fëmijët mund të bëhen artistë duke ngarkuar në aplikacion mendimet, vizionet, shqetësimet dhe shpresat e tyre. Duke folur si një pemë ose një shkëmb, ata mund të regjistrojnë mesazhet e tyre dhe t’i dërgojnë ato për t’u bërë të disponueshme në një hartë interaktive për këdo që është i interesuar. Artisti beson se fëmijët mund të vijnë me ide që kanë potencial për të përfituar të gjithë evropianët.

Ideja e Eliasson nuk ishte vetëm t’u jepte fjalën fëmijëve, por gjithashtu të ftonte të rriturit dhe vendimmarrësit e sotëm, vendimmarrësit dhe udhëheqësit globalë të ulen dhe të dëgjojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Versioni i ri i Opera fokusohet në produktivitet