Lajmet

EasyPay vazhdon të sjellë risi në tregun shqiptar të pagesave

Publikuar , 08 Maj 2017
0
7 vite EasyPay, 7 vite Eksperiencë, 7 vite Inovacion! EasyPay vazhdon të sjellë risi në tregun shqiptar të pagesave Photo Source: EasyPay

EasyPay ka qënë dhe mbetet kompani që sjell inovacion në tregun shqiptar, kryesisht në tregun e pagesave dhe transfertave, për të bërë kështu jetën e çdo qytetari sa më të thjeshtë.

Që nga momenti i krijimit e deri më sot, slogani i kompanisë ka qënë: Krijojmë Lehtësi! Në mënyrë që të arrihej ky mision, EasyPay nuk u perqëndrua vetëm tek pjesa e popullsisë që ka akses në sektorin bankar, por edhe tek popullsia “unbanked” e cila qëndron jashtë këtij sektori, njerëz që nuk kanë llogari bankare por që duan të përfitojnë pagesa dhe transferta sa më të shpejta e konveniente.

Nisur nga fakti që 15 shërbimet e pagesave të cilat EasyPay aktualisht ofron, pjesa më e madhe e të cilave janë utilitete, të cilat përfshijnë pothuaj të gjithë popullsinë, u mendua që në fillim se çfarë rruge do të ndiqej në mënyrë që mjeti i tyre i pagesës të ishte i prekshëm nga të gjithë. Për të arritur këtë qëllim, kompania mendoi që të mos ishte e përqëndruar vetëm në dy qytetet kryesore, Tiranë dhe Durrës, por të shtrihej në të gjithë vendin. Pas shtatë vitesh në treg, kjo tashmë është arritur. Shërbimet EasyPay janë të shtrira në të gjithë vendin, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale dhe EasyPay ka tashmë 320 pika në gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë nga ana tjetër gjendet klienti EasyPay që është i lidhur ngushtë me teknologjinë, i cili tashmë ka mundësinë të përdorë shërbimet EasyPay nëpërmjet smartphone-it të tij në të tre platformat: Android, iOS dhe Windows. Risi e vitit 2016 në lidhje me këtë aplikacion mobile ishte rritja e konveniencës së klientit duke pasur gjithmonë parasysh sigurinë e të dhënave, duke bërë të mundur autentikimin e klientit me metodën ‘Finger Authentication‘. Kjo është mënyra më e sigurtë e cila përdor të dhënat biometrike të individit me anë të shenjës së gishtit për platformat mobile Android dhe iOS.

LEXO EDHE:  Microsoft sjell njoftimet e telefonëve tuaj Android në PC

Gjatë këtyre 7 viteve aktivitet, janë rreth ½  milion klientë që kanë kryer pagesa dhe transferta pranë pikave EasyPay dhe nga aplikacioni.

Gjithashtu risi tjetër që EasyPay ka sjellë së fundmi është linkimi i llogarisë EasyPay direkt me llogarinë bankare të klientit, me anë të së cilës agjenti apo klienti EasyPay mund të mbushë direkt llogarinë e tij nëpërmjet llogarisë që zotëron në bankë, në momentin që nuk ka balancë. Lidhur me çështjen e integrimit me sistemin bankar, EasyPay ka zhvilluar dhe një interface (API) që bën të mundur integrimin me bankat dhe mbushjen  në “real-time”  të llogarisë së agjentit apo klientit EasyPay sapo ai bën një derdhje Cash në bankë apo transfertë nga llogaria në llogari.

Përveç portofolit të pagesave si dritat, uji, kopshtet dhe çerdhet e femijëve, gjobat e policisë dhe ato të bashkisë, rimbushje mobile, abonim TV apo internet e shumë të tjera;  së fundmi EasyPay ka hyrë dhe në tregun e Transfertave të Parave.

Në fund të 2016 EasyPay realizoi partneritetin me Ria International Money Transfer, një nga 3 (tre) operatorët më të mëdhenj për ofrimin e trasfertave të parave në gjithe botën. Prej 30 vitesh në tregun global, misioni i Ria-s është të jetë kompania më progresive në botë për transfertat e parave, duke i ofruar klientëve shërbime remitancash të shkëlqyera dhe me tarifa konkurruese për tregun. Ky bashkëpunim shënon një hap shumë të rëndësishëm në historinë e zhvillimit të EasyPay, jo vetëm ne sektorin e pagesave por edhe transfertave të parave, kudo dhe në çdo kohë, për klientët e saj. Së shpejti jemi në pritje dhe të parneriteteve të tjera ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Xiaomi prezantoi dy telefon të rinj, njëri me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

E reja më e fundit e EasyPay është pajisja me 2 çertifikata ISO Standards:

  • ISO 27001 – Information Security Management (data security).
  • ISO 20000 – Service Management Systems.

     

Të dyja këto standarte janë shumë të rëndësishme për llojin e aktivitetit që ushtron EasyPay, standarte që tashmë janë një domosdoshmëri në sektorin financiar në mbarë botën.

Tags >

EasyPay
Lajmet e fundit>