Biznes

eBay akuzon Amazon se është përpjekur ti joshë tregtarët

Oct 5 2018
0 Shpërndarje
eBay tha se do të ndërmerrte hapat e nevojshëm për tu mbrojtur nga kjo taktikë ndërsa Amazon tha se ka nisur një hetim të thellë lidhur me pretendimet e rivalit. eBay akuzon Amazon se është përpjekur ti joshë tregtarët

eBay akuzoi ditën e Enjte Amazon për përdorimin e skemave të jashtëligjshme për të joshur blerësit.

Në një deklaratë publike eBay tha se Amazon ka përdorur sistemin e tij të komunikimit për të kontaktuar me tregtarët.

eBay tha se do të ndërmerrte hapat e nevojshëm për tu mbrojtur nga kjo taktikë ndërsa Amazon tha se ka nisur një hetim të thellë lidhur me pretendimet e rivalit.

Ishte Wall Street Journal që raportoi për herë të parë taktikat e pandershme të Amazon.

Në raport thuhej se eBay kishte zbuluar anëtarë të stafit të Amazon që kontaktonin blerësit e shitësit e eBay përmes sistemit të mesazhimit.

Hetimi zbuloi se mbi 50 punonjës të Amazon kanë dërguar mbi 1,000 mesazhe tregtarët të eBay duke u kërkuar ta braktisin.

eBay kërkoi që Amazon të ndalonte këtë praktikë. Ky i fundit mësoi rreth kësaj skeme vetëm 10 ditë më parë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>