Lajmet

eBay ka në plan të lançojë një valutë virtuale

Publikuar , 04 Janar 2014
0
eBay ka në plan të lançojë një valutë virtuale

Poker-ChipsNjësia Pay Pal e kompanisë eBay ka regjistruar një patentë ku propozon krijimin e monedhave të sigurta që mund të përdoren si valutë virtuale.

Kjo patentë e regjistruar në muajin qershor të vitit 2012 dhe e publikuar më 19 dhjetor 2013, do të lejojë njërëzit të blejnë produkte pa qenë e nevojshme të krijojnë një llogari për sigurimin e pagesës.

Sipas përshkrimit të patentës: “Marrësi mund të përdorë monedhën për të blerë një produkt duke përdorur një arkë nëpërmjet ofruesit të pagesës. Blerja mund të kryhet pa qenë e nevojshme që përdoruesit të krijojë llogarinë personale të sigurimit të pagesës.”

Në patentë thuhet se këto monedha do të përdoren për të dhënë dhurata, por teorikisht monedhat mund të shërbejnë si valutë që mund të përdoret edhe për blerje jashtë eBay-it apo PayPal-it duke u shndërruar kështu në një rival të Bitcoin, dogecoin apo litecoin.

David Marcus, presidenti i payPal-it, është një fans i Bitcoin, por ai nuk e sheh atë si një valutë të mirëfilltë pasi çmimet e saj luhaten së tepërmi duke penguar kështu përdorimin praktik.

Në qoftë se eBay rezulton i suksesshëm në prezantimin e monedhës virtuale, atëherë kompania do të ndjekë hapat e rivalit Amazon, i cili lançoi Amazon Coins para 1 viti.

Facebook gjithashtu ka bërë përpjekje në këtë drejtim nëpërmjet Facebook Credits, por kompania hoqi dorë nga kjo ide në qershor të vitit 2012. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  ASUS adreson sulmin me maluerë ndaj sistemit të përditësimeve

Tags >

eBay
Lajmet e fundit>