Lajmet

ECS sjellë në Kosovë prezantim mbi portofolin e produkteve të Extreme Networks

Publikuar , 28 Shtator 2009
0
ECS sjellë në Kosovë prezantim mbi portofolin e produkteve të Extreme Networks

ECS është një kompani për informim dhe inxhinieri të komunikimit dhe është një prej kompanive IT më të mëdha dhe më me përvojë që janë të pranishme në tregun e Maqedonisë

Ndërsa në anën tjetër Extreme Networks ofron rrjeta Ethernet të cilat mbështesin të dhëna, audio dhe video për kompanitë dhe ofruesit e shërbimeve të këtij lloji. Zgjidhjet e kësaj kompanie ofrojnë performancë të lartë dhe dispozicion të madh të shkëmbimit (switching), duke ofruar kështu depërtim dhe kontroll për t’iu mundësuar shfrytëzuesve zgjidhjen e sfidave të biznesit të sotëm.

Me veprimtari në më shumë se 50 shtete, Extreme Networks sjellë LAN të sigurt me kabllo dhe pa to (wireless), infrastrukturë për qendrën e të dhënave (Data Center) dhe rrugëzgjidhje për ofruesit e shërbimeve Ethernet, të cilat kompletohen me mbështetje dhe shërbime globale, 24 orëshe.
Prezantimi do të mbahet me 30 shtator në ora 9:00 në lokalet e Hotelit Grand (Prishtinë), dhe do të zgjas deri në ora 14:00, ku brenda kësaj periudhe kohore ju do të njiheni për së afërmi me produktet nga portofoli i Extreme Networks.

Të interesuarit për të marrë pjesë në këtë prezantim, duhet të bëjnë njoftimin paraprak dhe atë më së largu deri më 28 shtator (sot).

LEXO EDHE:  Firefox 65 sjell opsione të domosdoshme

Lajmet e fundit>