Harduer

Edhe 2 apo 3 vite deri sa të shfrytëzohet maksimalisht PS3

Publikuar , 28 Tetor 2009
0
Edhe 2 apo 3 vite deri sa të shfrytëzohet maksimalisht PS3

Mjaftë shumë gjëra janë përfolur sesi PS3, në krahasim me Xbox 360 dhe Wii, është platformë më e vështirë për të zhvilluar lojëra në të. Por natyrisht, ana tjetër e medaljes është se PS3 posedon një lloj rruge mësimi që lejon zhvilluesit të zbulojnë rrugë të reja për të nxjerrë fuqi nga hardueri.

Insomaniac, i njohur për titullin Ratchet & Clank për platformën e Sony, beson se PS3 nuk do të ketë të shfrytëzuar harduerin maksimalisht edhe për dy apo tri vite.

“PS3 ende ndihet si një sistem i ri dhe unë besojë se më në fund ai po arrin një nivel më lartë. Ju keni versionin Slim (të Hollë), që është me një çmim të mirë të shitjes në treg dhe gjithashtu shitjet e tij po shkojnë mjaft mirë” tha James Stevenson nga Insomaniac. “Unë mendojë se ju nuk do të shihni një PS3 të shfrytëzuar në maksimum edhe për dy apo tri vite tjera. Shumë prej nesh po përdorim PS3 mu në këto çaste, por ju gjithmonë mund të jeni më efikas në rrugën sesi e shfrytëzoni”.

Gjersa shumica presin që gjenerata e tanishme e konzolave do të qëndrojë në treg për një kohë më të gjatë sesa ato të kaluarat, ky është një lajm i mirë për pronarët e PS3-it.

LEXO EDHE:  Çfarë ka ndodhur me telefonin me ekran që paloset të Microsoft?

Lajmet e fundit>