Lajmet

Edhe aplikacioni Viber ka një “Dark Mode”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Mars 2019
0
Nëse ende nuk ju shfaqet si opsion, sigurohuni që keni të instaluar versionin e fundit të aplikacionit. Edhe aplikacioni Viber ka një “Dark Mode”

Ditën e Marte në rrjetin social Twitter kompania pas aplikacionit shumë popullor të komunikimit Viber publikoi një përditësim të ri. Bëhet fjalë për një “Dark Mode”.

Sapo të hapni aplikacionin do të vëreni një njoftim në fund të listës së bisedave. “Dark Mode” mund të aktivizohet edhe duke shkuar në “More” tab > Settings > Appearance.

Nëse ende nuk ju shfaqet si opsion, sigurohuni që keni të instaluar versionin e fundit të aplikacionit.

Për ata që janë në iOS, Viber tha se funksioni do të vijë në dy javë dhe aktualisht ofrohet vetëm për Android.

Aktualisht funksioni aktivizohet dhe çaktivizohet vetëm manualisht. Megjithatë Viber premtoi në të ardhmen se do të përmirësojë aplikacionin për ta bërë më të lehtë kalimin mes modalitetit normal dhe atij “Dark Mode.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rritet me 44% fitimi i LG

Tags >

Viber
Lajmet e fundit>