Blog

Edhe era po bëhet shkaktare e ekspozimit të të dhënave personale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Mars 2019
0
Një ekspozim i të dhënave personale të disa pacientëve u raportua në Zelandën e Re. Incidenti nuk kishte të bënte me hakerët që infiltrojnë rrjetin e spitalit. Asnjë e-mail nuk ishte përgjegjës për ngjarjen. Edhe era po bëhet shkaktare e ekspozimit të të dhënave personale

Jemi mësuar të dëgjojmë lajme sesi hakerë elitarë apo gabime në konfigurime kanë çuar në ekspozimin e të dhënave sensitive.

Nganjëherë, ekspozimi i të dhënave sensitive nuk ka të bëjë fare me kompjuterët, softuerët apo me teknologjinë në terësi. Edhe forcat natyrore mund të jenë përgjegjëse për rrjedhjen e informacioneve personale.

Një ekspozim i të dhënave personale të disa pacientëve u raportua në Zelandën e Re. Incidenti nuk kishte të bënte me hakerët që infiltrojnë rrjetin e spitalit. Asnjë e-mail nuk ishte përgjegjës për ngjarjen.

Autoritetet lokale thanë se të dhënat u ekspozuan nga era. Po, era mori disa dokumente pacientësh të printuara duke hedhur tutje nga dritarja. Bordi drejtues i spitalit u njoftua se dokumentet ishin gjetur në një rrugë atë afër.

Vetëm 40 faqe u humbën por dokumentet përmbanin numra shëndetësor të 300 individëve. Gjithashtu kishin të dhëna klinike për 15 njerëz.

Natyrisht incidenti nuk krahasohet me hakimet sensacionale të vitit të kaluar. Ajo që e bën të veçantë këtë ngjarje është sesi të dhëna sekrete ekspozohen dhe në çfarë mënyre u ekspozuan.

Në një epokë teknologjike kur ekspozimet e të dhënave janë bërë një normë, është e rëndësishme të mos harrojmë se informacionet konfidenciale mund të ekspozohen në një mënyrë të pazakontë si në rastin e nënës natyrë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google përjashton zhvilluesin nga Play Store me 600 milionë shkarkime aplikacionesh

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>