Lajmet

Edhe Galaxy S8 dhe Note 8 do të përfitojnë nga pamja e re e Android-it lançuar nga Samsung

Nov 12 2018
0 Shpërndarje
Megjithatë nuk dihet se kur përditësimi do të jetë i disponueshëm por me shumë gjasa në fillim të 2019-ës. Edhe Galaxy S8 dhe Note 8 do të përfitojnë nga pamja e re e Android-it lançuar nga Samsung

Kur Samsung prezantoi pamjen e re më të pastër të Android-it të ri, fillimisht premtoi përditësimin vetëm për Galaxy S9 dhe Note 9.

Por nëse keni një telefon me të vjetër? Sipas Android Authority, One UI do të jetë i disponueshëm edhe për flagshipët e 2018-ës Galaxy S8 dhe Note 8.

Megjithatë nuk dihet se kur përditësimi do të jetë i disponueshëm por me shumë gjasa në fillim të 2019-ës.

Gjithashtu nuk përmendem modele të tjera telefonësh. Ekziston mundësia që përdoruesit e tjerë të marrin Android Pie por ndërfaqja e re One UI të mbetet ekskluzivitet i flagshopëve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>