Lajmet

Edhe koreano-veriorët po kërkojnë të shohin filmin“The Interview”, tronditet qeveria

Publikuar , 28 Dhjetor 2014
0
Edhe koreano-veriorët po kërkojnë të shohin filmin“The Interview”, tronditet qeveria

north-korea-71Çdo ditë e më shumë, koreanët po vihen në dijeni për ekzistencën e filmit “The Interview” pavarësisht se qeveria po bën të pamundurën që ky film mos të deportojë brenda shtetit. Sipas një radioje koreane, kërkesa për të parë filmin “The Intervie” po rritet gjithnjë e më shumë mes koreanëve.

Thuhet se ata janë të gatshëm të paguajnë edhe 50 $ për të pasur një kopje të filmit, një çmim 10-fish më i lartë se po shitet ai në Korenë e jugut. Për shkak të kësaj, Departamenti i Sigurisë së Shtetit dhe Ministria e Sigurisë së Qytetarëve mbajtën një mbledhje urgjente së fundmi. Zyrtarët kërkuan që në asnjë lloj mënyre, filmi mos të hynte në këtë shtet. Madje ata kanë bllokuar shumë faqe dhe kanë rritur nivelin e sigurisë.

Nuk është diçka e habitshme që qeveria të fiksohet kaq shumë duke qenë se në këtë film “vdes” diktatori Kim Jong Un pas një sulmi nga amerikanët. Por pavarësisht masave të marra, disa koreano- veriorë do të jenë në gjendje ta shohin filmin. Një aktivist dhe kundërshtar i qeverisë, po planifikon të dërgojë disa kopje të këtij filmi brenda Koresë së Veriut me anë të disa baloneve me hidrogjen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefonët me palosje do të arrijnë në 30 milionë deri më 2023

Lajmet e fundit>