Lajmet

Edhe pas përfundimit të mbështetjes, Windows 7 përdoret nga miliona përdorues

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Dhjetor 2020
0
Afro 200 milionë kompjuterë në mbarë botën e kanë injoruar lajmërimin e Microsoft dhe vazhdojnë të përdorin Windows 7 si sistemin e tyre të preferuar operativ. Edhe pas përfundimit të mbështetjes, Windows 7 përdoret nga miliona përdorues

Një vit pasi Microsoft zyrtarisht i dha fund mbështetjes për sistemin operativ 10 10 vjeçar, Windows 7 vazhdon të përdoret në masë nga përdoruesit.

Afro 200 milionë kompjuterë në mbarë botën e kanë injoruar lajmërimin e Microsoft dhe vazhdojnë të përdorin Windows 7 si sistemin e tyre të preferuar operativ.

Në fund të Dhjetorit 2019, 75.8% e kompjuterëve ishin me Windows 10, 18.9% me Windows 7 dhe 4.6% ende në Windows 8.x. Një vit më pas shifrat janë 87.8% për Windows 10-ën, 8.5% për Windows 7 dhe 3.4% për Windows 8.x.

Shifrat vinë nga qeveria Amerikane. Sakaq sipas NetMarketShare, në fund të 2020 74% e përdoruesve kishin të instaluar Windows 10 nga 63% një vit më parë, 21.7% e përdoruesve ishin në Windows 7 nga 32.1% që ishin një vite parë.

StatCounter thotë se numri i kompjuterëve me Windows 10 u rrit me 12% nga 64.7% në 76% ndërsa Windows 7 ra nga 17.7% në 10%. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Edhe pse e ka të ndaluar, Huawei P40 Pro përmban teknologji Amerikane