Lajmet

Edhe përdoruesit e Linuxit vihen në shënjestër të sulmuesve

Publikuar , 08 Shtator 2012
0
Edhe përdoruesit e Linuxit vihen në shënjestër të sulmuesve

Autorët e sulmeve keqdashëse janë të interesuar për të sulmuar edhe pajisjet që operojnë me Linux.

Ndërmarrja ruse e sigurisë Dr Web ka raportuar gjetjen e një trojani që është vendosur për të vjedhur fjalëkalimet në platformën me burim të hapur e poashtu edhe në OS X.

Hollësitë teknike të veprimeve dhe teknikave të Wirenet.1 për shpërndarje janë të rralla për momentin, por ndërmarrja raporton që ai program me derë të pasme ka si cak fjalëkalimet e shfletuesit për Opera, Firefox, Chrome, Chromium, e poashtu edhe aplikacioneve si Thunderbird, SeaMonkey, Pidgin.

Në Linux ky sulm e kopjon veten në direktoriumin ~ / WIFIADAPT përpara se të provojë të lidhet me një server të komandimit dhe kontrollit të hostuar në 212.7.208.65 duke përdorur një kanal të enkriptuar AES.

Kjo të paktën ofron një rrugë të thjeshtë të bllokimit të komunikimit dhe ndonjë ngarkesë të mëtutjeshme.

Dr Web bëri emër më parë gjatë këtij viti duke raportuar për trojanin Flashback i cili kishte pasur si cak përdoruesit e Mac-ut në një shkallë të ulët.

Nuk është e qartë nëse mundësitë e Wirenetit janë të tilla sa të zgjerohen edhe tek sistemet Windows por është e mundshme që mënjanimi i sistemit operativ i ndërmarrjes Microsoft është një rrugë e mbajtjes ndalur të radarit të ndërmarrjeve të sigurisë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Linux i vërtetë debuton në Windows 10

Lajmet e fundit>