Lajmet

Edhe PlayStation është sulmuar nga hakerat

Publikuar , 08 Dhjetor 2014
0
Edhe PlayStation është sulmuar nga hakerat

_79575553_sonyNjë grup hakerash ka marrë përgjegjësinë për sulmin që i ka ndodhur ditën e sotme Play Station. Vizitorët që duan të hyjnë në faqen e PlayStation përshëndeten nga një mesazh që shkruan: “Faqja nuk gjendet! Nuk është faji juaj.

Është faji i internetit!’. Një grup i quajtur Lizard Squad ka marrë përsipër këtë sulm duke postuar në Twitter “PSN login offline #LizardSquad”. Ky sulm pason disa sulme të njëpasnjëshme drejt kompanisë Sony ditëve të fundit.

Muajin e kaluar si fillim u sulmua rrjeti i studiove të filmave të Sony-t ku u zbuluan dhe informacione konfidenciale si pagat e aktorëve. Më pas u sulmua dhe Sony Entertainment ku u vodhën të dhënat e punëtorëve të cilëve më pas iu dërguan e-maile kërcënuese.

Sony Entertainment Network është në dijeni të problemeve që po ndodhin në PlayStation. Kompania postoi një Twitter një shkrim ‘Faleminderit për durimin tuaj ndërkohë që ne investigojmë’. Ky sulm vjen pak ditë pasi konsola PlayStation festoi ditëlindjen e saj të 20-të. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple iOS 13 shfaq problem me karikuesat wireless

Lajmet e fundit>