Analiza

Edhe presidenti i SHBA-së Barak Obama “bëhet pjesë” e Hour of Code

Publikuar , 09 Dhjetor 2014
0
Edhe presidenti i SHBA-së Barak Obama “bëhet pjesë” e Hour of Code

WÇdokush mund të mësojë të kodojë—edhe liderët botërorë si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe. Për të promovuar dhe theksuar më tej këtë ide se çdokush mund ta bëjë këtë gjë, presidenti i SHBA-së, Barak Obama u përfshi së bashku me disa studentë të një shkolle 8-vjeçare në një aktivitet të organizuar pranë Shtëpisë së Bardhë, dhe mësoi të shkruante disa reshta në Java Script.

Ky aktivitet ishte pjesë e fushatës së dytë vjetore Hourof Code, udhëhequr nga organizata jofitimprurëse Code.org, misioni i së cilës është të bëjë shkencat kompjuterike të kuptueshme e të arritshme edhe për fëmijët kudo nëpër botë. Në Kosovë dhe në Shqipëri kjo iniciativë përfaqësohet zyrtarisht nga platforma EDUonGo e cila mbështetet nga shtëpia botuese ICTSmedia, duke kontribuar në pasqyrimin mediatik të eventeve, aktiviteteve dhe nismave të saj.

Statusi i publikuar nga Code.org në llogarinë e saj nëTwitter lidhur për Obamën ka qenë: “Presidenti @Barack Obama po mëson një #HourOfCode! (Ai po shkruan disa rreshta në JavaScript momentalisht) pic.twitter.com/vGTDb70i6s.

Më shumë se 77,000 Hour of Code janë planifikuar të mbahen këtë javë (Java e Edukimit në Shkencat Kompjuterike) në shkolla, librari publike, klube kodimi dhe shumë vende të tjera. Më herët në Londër, studentët gjithashtu i mësuan kryeministrit britanik, David Cameron, diçka lidhur me programimin. Në një video nga eventi i Code.org, (https://www.youtube.com/watch?v=JDw1ii7aKwg )presidenti Obama ka lënë një mesazh për gjithë të rinjtë: “Mos kryeni vetëm konsumimin e gjërave; kujdesuni gjithashtu edhe që të krijoni. Rezervoni një orë për të mësuar më shumë rreth teknologjisë e cila prek çdo pjesë të jetës tonë”.

Këtë javë, Code.org ka përfshirë edhe persona të tjerë,të fushës së teknologjisë dhe të famshëm, nga Bill Gates, Jessica Alba,Usher të cilët kanë qenë pjesë e bisedave video-chat në kanalin e tyre zyrtar të YouTube me 100 klasa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe kompania prestigjioze Apple po mban workshope të gjata. Këto workshope mund të konsiderohen si një lloj klase prezantuese e Shkencave Kompjuterike dhe do të mbahen ditën e enjte tek të gjithë 446 dyqanet e Apple.

LEXO EDHE:  Google heq një hartë të Kurdistanit nga shërbimi i hartave Maps

Kompani të tjera si Disney Interactive,Microsoft dhe Best Buy do të organizojnë gjithashtu aktivitete lidhur me Hour of Code. Nga ana tjetër, kompani si Google, Target, Salesforce.com dhe shumë të tjera janë duke inkurajuar stafin e tyre për të marrë pjesë në programin e punonjësve të Hour of Code.

Në videon më poshtë, mund të gjeni Obamën para fillimit të Hour of Code, duke hedhur batutën “You gotta slow down, causeI’m an old man”-(Duhet të ecni pak ngadalë, sepse unë jam një burrë i moshuar). (PCWorld Albanian)

https://www.facebook.com/video.php?v=690490301049199&set=vb.184096565021911&type=2&theater

Lajmet e fundit>