Blog

Edhe pse kanë më shumë ndjekës, influencerët e Pinterest fitojnë më shumë në Instagram

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Janar 2020
0
Por reklamuesit dëshirojnë të arrijnë fansat e saj në Instagram dhe në blogun KeikoLynn.com në vend të fansave të Pinterest. Edhe pse kanë më shumë ndjekës, influencerët e Pinterest fitojnë më shumë në Instagram

Keiko Lynn, një blogere lifestyle, është një prej yjeve më të mëdha në platformën e Pinterest dhe tërheq mëse 1 milionë shikime në muaj.

Por reklamuesit dëshirojnë të arrijnë fansat e saj në Instagram dhe në blogun KeikoLynn.com në vend të fansave të Pinterest.

“Është gjithnjë kërkesë dytësore nga markat,” tha Lynn për rrjetin social Pinterest. Kur reklamuesit kërkojnë postime të sponsorizuara në Pinterest, zakonisht është pjesë e një pakete tha Lynn dhe jo veçmas. Një paketë sponsorizimi zakonisht përfshin një postim në Instagram, dy ose tre histori Instagrami, një postim në blog dhe një postim të dedikuar në Pinterest.

Por Lynn nuk është e vemja e cila ka hasur vështirësi të shesë Pinterest si një kanal më vete. Influencerë të tjerë si Erica Chan Coffman dhe Jan Halvardson të cilët kanë secili me nga 1 milionë ndjekës thanë se platforma i shërben më së shumti biznesit të tyre në mënyrë indirekte përmes trafikut referues.

Kur Pinterest debutoi u pa se shumica e trafikut në blog po vinte nga Pinterest për Coffman i cili kishte 6.2 milionë ndjekës. Por ajo tha se shumica e të ardhurave vinë nga Instagrami ose blogu i saj edhe pse ka 50 herë më shumë ndjekës në Pinterest. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sony prezantoi kamerën super të shpejtë A9 Mark II dhe kushton një pasuri