Harduer

Edhe Surface Pro 2 është pothuajse e pamundur ta riparosh

Publikuar , 25 Tetor 2013
0
Edhe Surface Pro 2 është pothuajse e pamundur ta riparosh

surface222Nëse blini një Surface Pro 2, as mos e shkoni ndër mend ta riparoni, sepse sipas iFixit, është po aq e vështirë ta bësh këtë gjë sa edhe me versionin e parë.

Grupi, i cili është i njohur për hapjen e pajisjeve, e ka vlerësuar riparueshmërinë e tabletit me notën 1 nga 10, njësoj si Surface Pro i gjeneratës së parë.

Ashtu si ky i fundit, edhe komponentët e brendshëm të Pro 2 janë të ngjitura fort dhe iFixit regjistroi mbi 90 probleme pasi i bashkoi sërish. Për të bërë një krahasim, Apple iPad 4 është vlerësuar me 2.

Çmontimi i pjesëve të Surface Pro 2 kërkon mjetet e duhura për ta arritur këtë gjë, fillimisht një me nxehtësi) dhe të tjera të veçanta për të vazhduar hapjen.

surface2-21Pjesët e brendshme të Surface nuk janë shumë të ndryshme nga tableti i parë, përveç sigurisht, procesorit Intel Haswell. Ventilatorët e freskimit janë identikë si dhe pjesa qendrore (motherboard-i) ngjan po ashtu njësoj, përveç pjesës së jashtme e cila ka një hije me ngjyrë blu.

RAM-i nuk duket sikur mund të zëvendësohet çka do të thotë se Surface Pro 2 me 256 GB kujtesë dhe me çmim 1300 $ është i vetmi opsion për të pasur më tepër se 4 GB RAM. Edhe ekrani i tabletit duket i vështirë për t’u zëvendësuar, shprehet iFixit.

Bateria është e përfshirë dhe e ngjitur mjaft mirë në brendësi të tabletit dhe ka një paralajmërim për të mos e lëvizur nga vendi.

Një gabim i vogël në çmontim mund t’ju kushtojë shumë shtrenjtë në gjithë tabletin, mund të këpusni ndonjë prej kabllove të ekranit etj, shkruan iFixit. Edhe pse Surface Pro 2 është një PC në formën e një tableti, në aspektin e çmontimit është shumë larg tij. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nvidia blen prodhuesin Izraelit të çipeve për qendrat e të dhënave

surface2-22

Lajmet e fundit>