Harduer

Edhe tre ditë nga telefoni i Huawei me ekran që paloset

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Shkurt 2019
0
Prodhuesi Kinez Huawei sot postoi në rrjetin social Twitter një video ku tregohet numërimi mbrapsht deri në prezantimin e tij. Edhe tre ditë nga telefoni i Huawei me ekran që paloset

Huawei P30 dhe P30 Pro do të prezantohen vetëm në fund të muajit Mars por deri atëherë kompania ka planifikuar tjetër telefon të rangut të lartë.

E kemi fjalën për telefonin me ekran që paloset dhe me rrjet 5G të premtuar nga kompania vitin e kaluar.

Prodhuesi Kinez sot postoi në rrjetin social Twitter një video ku tregohet numërimi mbrapsht deri në prezantimin e tij.

Kompania thotë se kanë ngelur vetëm tre ditë. Informacionet rreth ekranit që paloset janë të pakta, por 5G-ja do të përfaqësohet nga modemi Balong 5000 5G dhe procesori Kirin 980.

Telefoni i Huawei do të vijë vetëm katër ditë pas debutimit të telefonit me palosje të Samsung, Galaxy Fold.

Aktiviteti i Huawei do të mbahet më 24 Shkurt prandaj qëndroni me ne për informacionet më të fundit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei prezanton harduerin e parë 5G për makinat

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>