Harduer

Edhe Yandex lançon një altoparlant inteligjent

Publikuar , 29 Maj 2018
0
Përdoruesit mund ta shfrytëzojnë altoparlantin për të porositur një pica, për të kontrolluar faturat telefonike apo blerë bileta avioni. Edhe Yandex lançon një altoparlant inteligjent

Firma Ruse e kërkimit në internet Yandex lançoi ditën e Marte një altoparlant inteligjent i cili kushton 160 dollarë dhe vjen me asistentin dixhitale Alice.

Me këtë produkt Yandex synon tregjet Rusisht folëse.

Përdoruesit mund ta shfrytëzojnë altoparlantin për të porositur një pica, për të kontrolluar faturat telefonike apo blerë bileta avioni.

Yandex ka një vlerë tregu prej 11 miliardë dollarësh. Kompania lançoi vitin e kaluar Alice në platformat mobile dhe desktop si dhe aplikacionin e hartave.

Yandex i bashkohet kompanive Evropiane si Deutsche Telekom dhe Telefonica me lançimin e altoparlantit inteligjent në një trego dominuar nga Amazon Alexa dhe Google Assistant. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Qytetet dhe artet e lashta përmes teknologjisë

Lajmet e fundit>