Lajmet

Edicioni i gjashtë i Albanian ICT Awards drejt mbylljes së aplikimeve

Mar 26 2018
0 Shpërndarje
Aplikimet do të vijojnë deri më 31 Mars 2018 dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare ictawards.org. Edicioni i gjashtë i Albanian ICT Awards drejt mbylljes së aplikimeve

Me vetëm pesë ditë nga mbyllja e aplikimeve të edicionit të gjashtë, takimet e ICT Awards vijuan edhe javën e tre të muajit Mars.

Javën e kaluar u mbajtën plot gjashtë takime ku për herë të parë ICT Awards vijoi Ulqinin. Përfaqësuesit e garës gjithashtu u pritën nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Luka, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë z. Besim Beqaj dhe Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ata shprehën mbështetjen e vlerësimet e tyre për garën mbarë kombëtare dhe çmuan kontributin e saj ndër vite.

Albanian ICT Awards çeli edicionin e gjashtë më 2 Shkurt në një aktivitet të cilit ju bashkua edhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministri për Zhvillim Ekonomik i Kosovës Valdrin Luka.

Kësaj jave takimet vijuan në Kolegjin Universitar Luarasi me studentë të përzgjedhur. Ky universitet në shtator nis për herë të parë një program të sigurisë kibernetike.

Takimet e ICT Awards do të vijojnë në javën e fundit të muajit Mars në Tiranë, Shkup dhe Tetovë. Më 27 Mars organizohet aktiviteti DigiGirlz me mbështetjen e ICTSmedia dhe ICT Awards.

Po atë ditë përfaqësuesit e garës do të vizitojnë Shkupin dhe Tetovën, në Universitetin e Evropës Juglindore.

Menjëherë pas mbyllës së aplikimeve më 31 Mars 2018 ora 00:00, nis punën juria e ICT Awards e cila këtë vit përbëhet nga: Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Anila (Hoxha) Tollkuçi, Prof. Dr. Ilir Çapuni, Jonida Çerekja, Altin Petre, Visar Jasiqi, Prof. Dr. Azir Aliu, Sokol Vladi, Gjergji Guri, Muhedin Nushi dhe Ermal Beqiri.

Edicioni i gjashtë fillon rrugëtimin me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish do të gjenden pranë ICT Awards përgjatë rrugëtimit.

Dy muaj nga starti, janë mbajtur plot 16 takime në kuadër të edicionit të gjashtë.

Aplikimet do të vijojnë deri më 31 Mars 2018 dhe të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare ictawards.org.

Rreth ICT Awards VI

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, novatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”).

Galeria e Fotove në Kolegjin Universitar Luarasi: https://www.facebook.com/ictawards.org/posts/1142279292595262

Lajmet e fundit>