Lajmet

Edicioni i 10-të i Upshift në Shqipëri vjen në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve Afganë

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Korrik 2022
Rreth 50 të rinj nga Lezha, Shëngjini, Mamurrasi dhe zonat përreth ju bashkuan Upshift ndërsa 25 prej tyre ishin të rinj Afganë të cilët punuan së bashku për të sjellë në jetë projektin e tyre. Edicioni i 10-të i Upshift në Shqipëri vjen në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve Afganë
Për tu ardhur në mbështetje fëmijëve dhe adoleshentëve Afganë në Shqipëri, UNICEF në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të ICT-së (ALBICT) dhe me mbështetjen financiare të USAID Albania organizuan në datat 28-29 Qershor edicionin e 10-të të Upshift. Në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Upshift u rikthye në qytetin e Lezhës duke ftuar të rinj të moshave 15-21 vjeç të identifikojnë sfida me të cilat përballen në komunitetet e tyre lokale.
Rreth 50 të rinj nga Lezha, Shëngjini, Mamurrasi dhe zonat përreth ju bashkuan Upshift ndërsa 25 prej tyre ishin të rinj Afganë të cilët punuan së bashku për të sjellë në jetë projektin e tyre. Këtij aktiviteti ju bashkuan përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri z. Roberto de Bernardi si dhe trajnerët në mbështetje të fëmijëve Afganë në Shqipëri z. Khawja Amrullah Sediqee, znj. Sohila Hatami dhe znj. Faridah Lali.
Të rinjtë nisën workshopin e Upshift me Fazën 0 nën kujdesin e mentorëve Andrea Shtjefni, Krisi Kllapi, Pranvera Krasniqi, Valentina Hushi, Jetmir Shtjefni, Flogert Muça dhe Leonard Vlashaj.
7 grupe filluan analizimin dhe kuptimin e problemit në ditën e parë duke punuar me pemën e problemit, 5 Pse-të, grupet dhe palët e interesit. Në pjesë e dytë të ditës vijuan me dizajnimin e sfidës dhe më pas konceptim dhe modelim, procese të cilat i parapërgatiten për finalizimin e punës në ditën e dytë.
Kjo e fundit ishte një zhvendosje nga teoria në praktika dhe tashmë ishte momenti për krijimin e prototipeve dhe marrjes së feedbackut nga të rinj dhe mentorë të grupeve të tjera. Në fund të ditës ekipet nisën përgatitjet për prezantimin e projektit të tyre përballë drejtori të ALBICT z. Kushtrim Shala, oficeres për zhvillimin e të rinjve në UNICEF Shqipëri znj. Briselda Jahaj dhe drejtorit të shkollës profesionale “Kolin Gjoka” z. Bardh Dedgjonaj që përfaqësonin jurinë e Upshift Lezha.
LEXO EDHE:  Martin Shkreli: Shoh potencial të madh në blockchain, po punoj në një softuer
Fituesit MuzArt, Butterfly, Upshift Lezha dhe Upshift Leaders u shpallën fitues ndërsa projektet e tyre do të financohen në vlerën deri në 1 mijë euro për të bërë të mundur realizimin e tyre. Krijim i një këndi pushimi, apo mungesa e aktiviteteve rinore dhe kreative si dhe një platformë online ku të rinjtë nga Lezha mund të organizojnë aktivitete për sporte të ndryshme ishin disa prej sfidave dhe zgjidhjeve që propozuan të rinjtë gjatë këtij edicioni.
Fituesit e Upshift Lezha MuzArt Grupi MuzArt me mentore Krisin nga Mamurrasi kanë vënë re mungesën e interesit dhe të informacionit që kanë për sa i përket artit dhe traditës. Ato synojnë që nëpërmjet krijimit të një hapësire në shkollë të ekspozojnë vepra arti dhe punime artizanale të vizitueshme nga te gjithë. Ideja ka ardhur duke marrë në konsideratë që në shkollë ka shumë nxënës të talentuar që kanë dëshirë të ekspozojnë veprat dhe talentin e tyre.
Butterfly Grupi Butterfly me mentor Leonardon nga Lezha ka identifikuar mungesën e një zyre informuese për turistët në zonën e Shëngjinit. Zgjidhja qe ky grup ka menduar është krijimi dhe mirëmbajtja e një stende në këtë vend turistik.
Upshift Lezha Grupi Upshift Lezha me mentor Jetmirin kanë identifikuar mungesën e aktiviteteve rinore dhe kreative për të rinjtë e qytetit. Eksperiencën që ato po marrin nga Upshift dëshirojnë ta ndajnë me shkollat e tjera duke i përfshirë ato në sipërmarrje sociale.
Upshift Leaders Grupi Upshift Leaders nga Mamurrasi me mentore Pranverën kanë identifikuar mungesën e një këndi pushimi. Zgjidhja e tyre është krijimi i një ambienti të tillë në shkollë në ndihmë të komunitetit. /PCWorld Albanian