Lajmet

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, me 27 tetor

Publikuar , 22 Tetor 2011
0
Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, me 27 tetor

Me 27 tetor (e enjte) në lokalin Outback (Ish-Kaca), në Prishtinë, do të mbahet konferenca e dytë e radhës e BarCamp Prishtina. Kohëzgjatja do të jetë: 19.00 deri 22.00. Si dhe herën e kaluar edhe këtë herë sponzor gjeneral do të jetë Ipko Foundation

Kushdo që vjen mund të marr pjesë në debate dhe madje mund të dalë të prezantojë vetë ndonjë temë që mund të ketë lidhje me temat paraprake. Për t’i dhënë strukturë BarCamp-it folësit e konfirmuar këtë herë do të jenë:

Departamenti i GAMES në Frakton që do të flasin për historinë e krijimit të lojës së parë shqip ne Facebook Haluci, për planet e tyre për të ardhmen e lojërave mobile dhe kompjuterike në Kosovë, dhe mundësitë për zgjerim tregu përtej hapësirës shqipfolëse. Fraktoni në këtë BarCamp ka përgatitë një befasi dhe premierë për audiencën!

Flioriment Klinaku dhe ekipi për leadershqip.com. Kjo iniciativë, deri më tani unike nëe Kosovë, me shumë potencial me fjalët e vetë leadershqip.com është  “mësimi kolektiv i Gjuhëve Programuese dhe teknologjive tjera për informim, bashkëpunimi në mes të programerëve, bashkëndarje e kodit dhe së fundi krijimi i aplikacioneve me interes për komunitetin.”

Agron Fazliu, i cili për Autoritetin Rregullativ të Kosovës ka ndihmuar në krijimin e “Internet Exchange Point” (IXP) të Kosovës, gjë që ka ndihmuar në përshpejtimin e internetit në vend.

Për pjesëmarrësit do të ketë pije dhe mundësi kontakti p.sh. Linçet e rrjeteve sociale dhe emailat shpërndahen. Debatet inkurajohen.

LEXO EDHE:  Aksionet e Lenovo në tatëpjetë pas raportit të Bloomberg

Lajmet e fundit>