Lajmet

Edicioni i shtatë i UPSHIFT, Dibra flet gjuhën e sipërmarrjes sociale

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Dhjetor 2021
ICTSlab do të vazhdojë mbështetjen e të rinj drejt konsolidimit të idesë duke i asistuar në menaxhimin financiar, çështjen kontraktuale dhe ligjore si dhe aspekte teknike të projekteve të tyre. Edicioni i shtatë i UPSHIFT, Dibra flet gjuhën e sipërmarrjes sociale
Udhëhequr nga UNICEF Shqipëri me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuara dhe implementuar nga ICTSlab, UPSHIFT erdhi me edicionin e 7-të në Shqipëri mbajtur në datat 3, 4 dhe 5 Dhjetor në qytetin e Peshkopisë. UPSHIFT përfaqëson një lëvizje në mbështetje të adoleshentëve në 33 vende të botës si forcë për ndryshim pozitiv social dhe ekonomik në shoqëri, dhe kontribuar tek një fuqi punëtore konkurruese, rritje ekonomike, qeverisje më e mirë, shoqëri civile vibrante dhe që prej 2020 po implementohet në Shqipëri.
Ky program i dizajnuar për të ndërtuar aftësi lehtësisht të transferueshme dhe krijuar mundësi duke vënë në fokus të rinjtë më të disavantazhuar, është aplikuar në disa qytete të Shqipërisë si Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça dhe Lezha. Përmes një kombinimi të përhapjes dhe frymëzimit, workshopeve të dizajni me në fokus të rinj, mentorimit e trajnimit dhe në disa raste të financimit, të rinjtë që bëhen pjesë e këtij program fitojnë aftësi si zgjidhje problemesh, mendim kritik, kreativitet, bashkëpunim dhe lidership.
Edicioni i shtatë i UPSHIFT mori 20 aplikime nga 100 të rinj ku u përzgjodhën 10 grupe dhe 40 të rinj të bëhen pjesë e workshopeve nën kujdesin e 10 mentorëve: Andrea Shtjefni, Flogert Muça, Denis Lushi, Sadi Lika, Gerion Treska, Labinot Murrja, Lorela Karabushi, Rea Pajo, Naile Muça dhe Brunilda Hasanpapaj.
Programi i UPSHIFT përbëhet prej katër fazash. Në ditën e parë dy fazat e para u përqendrua tek konsolidimi i ideve përmes Pemës së Problemit, Shkaqet dhe Pasojat e problemit të identifikuar, identifikimin e grupit të synuar dhe konceptet kryesore të dizajnimit të prototipit. Në ditën e dytë të UPSHIFT nderoi me pjesëmarrjen e saj Ministri i Rinisë dhe Fëmijëve znj. Bora Muzhaqi, znj. Mirlinda Bushati, përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri z. Roberto Di Bernardi, sekretarja e përgjithshme e Bashkisë së Peshkopisë znj. Hurjeta Kurti dhe z. Joshua Harvey nga UNICEF.
LEXO EDHE:  Uplift Western Balkans në finalen Central European Startup Awards krahas akseleratorëve më në zë të Evropës Qendrore
Një brainstorming me prototipet e krijuara nga grupet e të rinj u realizua dhe nga vlerësimet paraprake të marra, të rinjtë mund të përmirësonin më tutje projektet dhe idetë e tyre.
Faza e fundit e UPSHIFT shkon për përcaktimin e burimeve dhe të ardhurave si dhe prezantimit të idesë. Dita e tretë, ose siç njihet ndryshe si dita e prezantimeve dhe momenti kyç i UPSHIFT, përkon me shpalljen e fituesve ku ju bashkua bashkëthemeluesi i ICTSmedia dhe ICTSlab z. Kushtrim Shala. “Evenimente të tilla përtej mundësive që krijojnë për të rinjtë, janë edhe një shans për të provuar veten dhe kontribuar në komunitetet e tyre,” tha Ai.
10 grupe prezantuan përballë jurisë së përbërë nga zj. Hurjeta Kurti, sekretare e përgjithshme e bashkisë Peshkopi, z. Flamur Mira, sekretar i përgjithshëm i bashkisë Klos dhe znj. Esmeralda Shala drejtore e ICTSlab. Bashkëpunimi i grupit, ideja dhe qasja novatore ndaj problemit të zgjedhur janë faktorët përcaktues të projekteve fituese. Dibra Tour dhe bNb, Klubi i Arteve, Mat Adventures, The Stars dhe Zambakët e Lurës ishin idetë fituese të cilat do të financohen nga UNICEF deri në 1,000 euro secili.
ICTSlab do të vazhdojë mbështetjen e të rinj drejt konsolidimit të idesë duke i asistuar në menaxhimin financiar, çështjen kontraktuale dhe ligjore si dhe aspekte teknike të projekteve të tyre. Ky aktivitet u mundësua përmes UNICEF Albania nga SDG FUND nëpërmjet financimit të qeverisë Holandeze dhe Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të programit “Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe nga Shqipëria” me implementim nga Qendra Laboratorike e Inovacionit ICTSlab.
UPSHIFT do të vijojë me dy edicione të tjera vitin e ardhshëm në qytetin e Shkodrës dhe Kukësit duke kontribuar në sipërmarrjen sociale, mbështetjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive për grupet më të disavantazhuara.
LEXO EDHE:  Uplift hap thirrjen për startupet e Ballkanit Perëndimor
Fituesit e UPSHIFT Dibra Zambakët e Lurës: Grupi “Zambakët e Lurës” nga Peshkopia, Maqellara dhe Bulqiza i krijuar nga Silvana, Orienti, Drisena dhe Armando ka vendosur të ngrejë zërin rreth shpyllëzimit të zonës së Lurës. Lura, një park kombëtar dhe pasuri e vendit tonë, sot pothuajse e shkatërruar vuan më së shumti nga mungesa e sensibilizimit të shoqërisë rreth këtij problemi. Ata kenë menduar që ky problem mund të zgjidhet duke mbjellë sa më shumë fidanë te cilët sadopak mund ta kthejnë në një vend më të bukur dhe që të shkojnë sa më shumë vizitorë nga vendet e huaja për ta parë atë. The Stars: Grupi “ THE STARS“ nga Dibra i krijuar nga Xhoi , Fabio dhe Eva kanë vëne re që në Gjimnazin “Fiqiri Dine” Maqellarë mungon një sallë kinoteatri ku nxënësit zhvillojnë   aktivitete të ndryshme. Ata menduan se ky problem mund të adresohet duke krijuar një mjedis të shkollës në trajtën e një salle shumëfunksionale, që do të bëhet me anë të prishjes së murit ndarës dhe bashkimin e 2 klasave aktuale në një të vetme, ku në atë sallë do të zhvillohen aktivitete te ndryshme si : shfaqje teatrale, dokumentar, workshope, olimpiada, konkurse,  trajnime për personelin pedagogjik, nxënësit, personat me AK, komunitetin te orientuara për të plotësuar nevojat e ndryshme dhe për të zhvilluar jetën kulturore dhe artistike të zonës së Maqellarës. Dibra Tounr and bNb: Grupi “Dibra tour and bNb” i krijuar nga Amadeo, Amarildo, Sanredo, Marsiant, Enea dhe Dori dëshirojnë të krijojnë një faqe web e cila do të shërbejë si një urë lidhese për turistët dhe hotelet dhe tour guided e zonës së Dibrës. Ata dëshirojnë që me anë të kësaj faqeje te japin informacione te ndryshme rreth pikave turistike në këtë zonë.
LEXO EDHE:  Hoxton Academy hap aplikimet për grupin e dytë, diplomon inxhinierët e parë të softuerit
Klubi i Arteve: Grupi i “Klubi i Arteve” nga Shupenza i krijuar nga Arla, Anjeza, Megi, Rakipi dhe Elsoni kanë vënë re që në shkollën e tyre mungon një ambient ku nxënësit mund të shfaqin talentet e tyre. Ata menduan që ky problem mund të zgjidhet duke krijuar një mjedis në shkollë në trajtën e një klase funksionale në të cilën do të zhvillohen aktivitete te ndryshme kushtuar arteve, si piktura, vizatimi, zejtaria dhe artizanati. Klasa do të jetë një ambient ku të gjithë do të mund të shfaqin dhe kultivojnë talentet e tyre,e cila do tu shërbej më tej edhe për të ardhmen ne rast se marin pjesë ne aktivitete te tjera kushtuar arteve. Mat Adventures: Grupi Mat Adventure krijuar nga : Kejsi, Xhoana, Ira, Reidi dhe Gerardi; kanë vënë re që në zonën e Matit ndihet mungesa e shtigjeve dhe identifikimi i tyre në mënyrë të markuar. Ky grup ka menduar që problemit mund t’i jepet një zgjidhje duke bërë të mundur identifikimin e një shtegu në zonën e Matit, përkatësisht Kepi i Skënderbeut, i cili do të nxisë jo vetëm turizmin natyror, por edhe atë historik. Shtegu do të jetë i pajisur me sinjalistikën e duhur dhe tabelat informuese. Ky kontribut do t’ju vijë në ndihmë jo vetëm turistëve, por edhe banorëve të zonës që kanë dëshirën që banesat e tyre të tipit “kullë” t’i kthejnë në shtëpi pritëse.