Lajmet

Edward Snowden bëhet hero në një lojë për smartfon

Publikuar , 04 Gusht 2013
0
Edward Snowden bëhet hero në një lojë për smartfon

Tani Edward Snowden mund të gjurmojë për informacione në smartfonët e amerikanëve. Ish-pjesëtari i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë i kërkuar nga qeveria e SHBA-së është bërë “i pavdekshëm” – në kuptimin dixhital, si një hero i një loje mobile.

Në Snowden Run 3D nga MTS Freestly, lojtarët mund të luajnë lojën në tri opsione: autoritetet e NSA-së në Fort Meade,Md.; Hong Kong, ku Snowden e paraqiti veten si burim i cili lëshoi programin e agjencisë së inteligjencës që grumbullon të dhënat nga telefonat e amerikanëve; dhe aeroporti në Moskë, nga ku Snowden gjatë të enjtes u nis, pasi i ishte dhënë një azil i përkohshëm në Rusi.

Kjo lojë në fakt nuk ka fund dhe protagonisti vrapon pandërprerë. “Kjo është pikërisht ajo që po i ndodh Snowden, ai vazhdon të vrapojë,” thotë autori i lojës, Michele Rocco Smeets për AP Television News.

“Kur do të zihet ai? Mirë, kjo nuk është sikur ai mund të klikojë “përsëri”, si në këtë video lojë dhe të rinis që nga fillimi. Nëse ai vërtet zihet nga qeveria amerikane, atëherë ai është në probleme vërtet shumë të mëdha.” Lojtarët duhet të grumbullojnë ngjitësit e USB-së dhe laptopët që përmbajnë “informacione të ndjeshme” duke iu shmangur kapjes së dorës së gjatë të ligjit, të cilin Smeets i referohet si Agjenti Jake. Pasi zihet nga Jake, lojtari fiton një biletë një kahore në Gauntanamo Bay të Kubës.

Por, sikur Snowden, lojtarët mund të marrin ndihmë nga jashtë, të përfaqësuar në lojë në formë të një thirrjeje me telefon celular tek “Xhaxhi Putin”, i cili do të hedhë bombën me hidrogjen të kohës sovjetike për të shkundur Jake-un nga shtegu për një kohë. “Të gjitha pengesat janë larg dhe ju do të shihni se si agjentët specialë fluturojnë larg dhe gjëra të tilla,” tregoi për AP Smeets. Loja është në dispozicion për t’u luajtur pa pagesë për smartfonët që kanë sistemin operativ Android dhe, sipas Smeets, një version për iPhone pritet të jetë së shpejti në dispozicion. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njihuni me telefonin Motorola që paloset vertikalisht

Edward Snowden

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>