Lajmet

Edward Snowden ka përdorur mjete kërkimi të automatizuara për të mbledhur të dhënat e NSA-së

Publikuar , 10 Shkurt 2014
0
Edward Snowden ka përdorur mjete kërkimi të automatizuara për të mbledhur të dhënat e NSA-së

Edward SnowdenMesa duket Edward Snowden nuk është munduar shumë për të siguruar të dhënat e NSA-së (National Security Agency).

Disa zyrtarë të agjencisë kanë deklaruar për New York Times se për të mbledhur në mënyrë automatike informacionet e duhura, Snowden ka përdorur një program të caktuar që indekson uebfaqet për motorët e kërkimit. Atij thjesht i janë nevojitur emrat dhe fjalëkalimet e duhura për të shmangur mjetet e brendshme të mbrojtjes.

Duke qenë se NSA-ja nuk i siguronte përmbajtjet për të parandaluar vjedhjen nga të brendshmit, programi ka mbledhur pothuajse gjithçka dhe organizata në Hawaii nuk kishte monitorues aktiviteti që të mund të kapnin programin.

Nga kjo deklaratë është qartë se fajin për zbulimin e skandalit të përgjimeve e ka pjesërisht edhe vetë agjencia NSA. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hakimet më të këqija të dekadës