Vëzhgim

Eee Box PC superkompakt nga Asus

Publikuar , 29 Dhjetor 2008
0
Eee Box PC superkompakt nga Asus

Asus Eee Box ka profil të ngjashëm me një laptop mesatar dhe qëndron bukur mbi tavolinë. Eee Box fillon me një çmim prej 350$, duke e bërë të përshtatshëm si një kompjuter për shtëpi. Por performanca e kësaj makine nuk është edhe aq mbresëlënëse.

Eee Box, një vëlla i laptopit Asus Eee PC, vjen me procesor 1.6-GHz N270 Atom, 1 GB RAM memorie dhe harddisk 80GB me 5400 rpm. Gjithashtu ka një kartë grafike të integruar GMA 950 që punon me memorie të ndarë. Edhe pse Eee Box punon shumë mirë për shfletim online dhe procesim teksti, nuk është një njësi e fuqishme, duke arritur vetëm 36 pikë në testin tonë PC World Bench 6. Por performanca nuk është thelbi në këtë rast. Sistemi është ndërtuar të ketë vetëm funksione bazë, thjesht si një pajisje e lidhur në rrjet. Asus thotë se Box shpenzon vetëm 15 deri 20 vat energji, që është më pak sesa një laptop.

Njësia jonë testuese erdhi me Windows XP Home. Asus thotë se versioni me Linux do të hidhet në qarkullim gjatë fundit të vitit. Eee Box fillon në Express-Gate, që është një ndërfaqe para Windows, që mundëson hyrjen në Windows, BIOS apo përdorimin e një ambienti të thjeshtuar Linux që vjen me një shfletues, klient për mesazhe të shpejta dhe Skype. Eee Box është një pajisje e mirë për studentët dhe përdoruesve në shtëpi apo zyra të vogla. Arsyeja që sistemi  vjen me Windows XP Home, Microsoft Works dhe Sun StarOffice vetëm sa e ëmbëlson këtë pajisje.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>