Lajmet

Ekipe studentësh nga universitete, start-upe dhe inovatorë takohen virtualisht për të krijuar zgjidhje për nevojat e sfidat reale të bizneseve shqiptare

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Maj 2020
0
Në lancimin e aktivitetit të inovacionit - hackathon, duke synuar orientimin e ekipeve pjesëmarrëse e për t’i ndihmuar ata të fokusoheshin dhe të fillonin punën mbi idetë e tyre, unioneve  që  shprehën problematikat iu kërkua që të shtjellonin më tej sfidat e paraqitura prej tyre. Ekipe studentësh nga universitete, start-upe dhe inovatorë takohen virtualisht për të krijuar zgjidhje për nevojat e sfidat reale të bizneseve shqiptare

Më 25 maj filloi Hackathon i 3-të në një seri aktivitetesh inovacioni të organizuar nga projekti “EU for Innovation” në partneritet me Crazytown/Finlandë, dhe këtë herë në bashkëpunim me ICTSLab dhe OFICINA. Qëllimi i këtij “hackathon” ishte gjetja e zgjidhjeve dixhitale të përballueshme për NVM – bizneset shqiptare.

Në këtë aktivitet /konkurs inovacioni, pra të referuar si një “Hackathon”, 15 ekipe nga universitete [studentësh entuziastë e pedagogë], start-upe  dhe novatorë, të udhëzuar  nga  20 mentorë / ekspertë, u takuan e patën shkëmbime për të krijuar zgjidhje për nevojat e jetës reale të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Shqiptare; gjatë  48 orëve të hackathon  duke përdorur teknologjinë dhe platforma bashkëpunimi online.

Për këtë hackathon, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Bashkimi Tregtar i Shqipërisë, Unioni i Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë, dhe anëtarë të AMA [Albanian Microfinance Association], si Kredo financë dhe NOA kanë ndarë nevojat dhe sfida konkrete të anëtarëve të këtyre bashkimeve apo NVM-ve; sfida këto që lidhen  me temën e dixhitalizimit. Bazuar në nevojat e identifikuara të NVM-ve, ekipet pjesëmarrëse në hackathon zhvilluan zgjidhje për tre sfidat vijuese:

Sfida 1: Si t’i ndihmojmë bizneset të kuptojnë më mirë dhe të përdorin zgjidhjet e tregtisë elektronike [e-commerce & omnichannel]?

Sfida 2: Si të përmirësohen flukset e proceset e punës [në fushën e burimeve njerëzore] dhe të rritet transparenca me ndihmën e zgjidhjeve dixhitale të përballueshme?

Sfida 3: Si të shfrytëzohen të dhënat dhe teknologjitë në kohë reale për një vendimmarrje dhe bashkëpunim më të mirë?

Në lancimin e aktivitetit të inovacionit – hackathon, duke synuar orientimin e ekipeve pjesëmarrëse e për t’i ndihmuar ata të fokusoheshin dhe të fillonin punën mbi idetë e tyre, unioneve  që  shprehën problematikat iu kërkua që të shtjellonin më tej sfidat e paraqitura prej tyre.

LEXO EDHE:  Amargi, një firme mode e qëndrueshme shqiptare me impakt social

Petri Konini në emër të Unionit Tregtar Shqiptar dhe Akil Kraja / NOA pjesë e AMA-s shpjegoi dhe formuloi sfidën 1: nevojën për të ndihmuar bizneset të kuptojnë më mirë dhe të përdorin zgjidhjet e tregtisë elektronike / gjithëpërfshirëse. “Bizneset shqiptare duhet të përshtaten dhe t’i ofrojnë shërbimet dhe komunikimet e tyre si biznes-konsumator ashtu dhe biznes-drejt-biznes, në formatin online/ dixhital. Ndër pyetjet që u shtruan ishin: Si të ndërthuren dhe integrohen aktivitetet e palëve të ndryshme të interesit?

Si të sigurohemi që përvoja e përdoruesit të jetë e mirë që nga fillimi / prezantimi me produktin tek shpërndarja dhe logjistika?. Besa Xhumari përfaqësuese e Kredo Financa, anëtar i AMA-së, shtjelloi sfidën e 2-të: Si të përmirësojmë flukset e punës, proceset dhe transparencën me zgjidhje të përballueshme dixhitale?

Zonja Xhumari deklaroi se disa njohuri dhe zgjidhje inovative mbi temën [siç është një platformë për burimet njerëzore] mund të përmirësojnë efikasitetin e kompanive; nxisë aktivitetet e përditshme, ndihmojë në zhvillimin e aftësive të stafit, menaxhimin e dokumentacionit dhe shkëmbimin e njohurive etj., Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme dhe prezente për YAEU gjithashtu.

Pjesëmarrësit në hackathon pyetën përfaqësuesit e bizneseve në lidhje me përvojat dhe sfidat e tyre në rekrutimin / punësimin e stafit, si dhe veçanërisht të sapodiplomuarit. Ndërsa në Sfidën 3: Si të përdoren të dhënat dhe teknologjitë në kohë reale për një vendimmarrje dhe bashkëpunim më të mirë? Arben Shkodra, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptare përmendi se bizneset zërin e te cilëve ai sillte ishin prekur nga Covid-19, i cili ka ndikuar në zinxhirët e furnizimit dhe tregtinë ndërkombëtare.

 

Gjatë datave 26 dhe 27 maj, ekipet pjesëmarrëse u udhëzuan nga dy ekspertë të CrazyToën, Finlandë (Toni Pienonen dhe Mikko Korpela). Disa takime të përbashkëta të referuara si “pika kontrolli” u zhvilluan në intervale të caktuar, ndërsa që konkurrentët u trajnuan / udhëzuan edhe nga mentorët, disa prej të cilëve kanë përvojë e eksperincë akademike dhe të tjerët nga biznesi.

LEXO EDHE:  Kush janë aplikacionet më popullore në App Store për 2019

Më 27 maj, pas dorëzimit të prezantimeve në format video [pitches], juria e përbërë nga mentorë, përfaqsues të bizneseve, e aktorë të ekosistemit, u takua për të parë dhe për të diskutuar bashkërisht mbi propozimet e ekipeve konkurrente.  Anëtarët e jurisë do të vlerësojnë zgjidhjet bazuar në kriteret e mëposhtme: Risia, ndikimi dhe veprueshmëria dhe do të japin verdiktin përfundimtar të premten 29 maj. Fituesit do të shpallen gjatë një paneli e aktiviteti përmbyllës  që do shfaqet drejtpërdrejt në kanalet e rrjeteve sociale Facebook, të EUforInnovation, ICTSLab në orën 19:00.

Të gjithë pjesëmarrësit e hackathon dhe të gjithë të interesuarit janë të ftuar të bashkohen!  Por, cilat do të jenë disa nga çmimet që do t’u ofrohen fituesve, nga projekti i BE-së për Inovacionin?

  • 3 Ekipet fituese të Hackathon, kanë të drejtë të marrin pjesë në Bootcamp, që do të organizohet në qershor 2020. Ky aktivitet synon të krijojë lidhje mes pjesëmarrësve e mentorëve, burimeve apo potencialeve të reja.
  • Një përfaqësues nga cdo ekip fitues, do të jetë i ftuar në një konferencë evropiane për start-upe (p.sh. Websummit, Piratesummit, Slush). Kostot e pjesëmarrjes e udhëtimit do të mbulohen nga projekti.
  • Çdo skuadër fituese përfiton të drejtën të përdorë hapësirat e Innospace-coëorking-space për 2 muaj, falas.
  • 3 Ekipet fituese do të përfitojnë nga Programi i “matchmaking & exposure” të BE-së për Inovacionin [2 javë praktikë në Gjermani]
  • Pjesëmarrje në një program inkubator ose akselerator, i mundësuar nga BE për Inovacion, bazuar në nevojat dhe fazën e zhvillimit të startup-it ose idesë.
  • Mbështetje të vazhdueshme nga Projekti i BE-së për Inovacionin që synon zhvillimin e rritje kapacitetesh

Ditën e premte, do të kem më shumë informacion mbi fituesit e hackathon # 3 “Si t’i ndihmoni bizneset shqiptare me zgjidhje të reja të përballueshme dixhitale?” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Projekti i motorit të kërkimit të censuruar të Google është anuluar

Informacion mbi hackathon mund të gjenden në:

www.hackathon.al/ ; www.euforinnovation.al/hackathons/

& rrjetet sociale: https://www.facebook.com/EU4Innovation & https://www.instagram.com/eu4innovation