Lajmet

Ekipi Code in Rose, sukses edhe në Global Startup Battle

Publikuar , 09 Dhjetor 2014
0
Ekipi Code in Rose, sukses edhe në Global Startup Battle

code in roseBeteja finale e Global Startup Battle duket se po vjen drejt fundit. Për çdo kategori tashmë janë zgjedhur finalistët në bazë të votave të mbledhura në faqen zyrtare të GSB. Çdo vizitor i faqes votonte për grupin e tij të preferuar për t’i ofruar atij mundësinë e kategorizimit si finalist, dhe pse jo si fitimtar.

Këtë vit janë organizuar 230 evente Startup Weekend në 83 vende të botës. Ka qenë 14 numri i skuadrave të cilat janë finaliste për secilën kategori, dhe lajmi i mirë është se në kategorinë Startup Women Track ndodhet dhe grupi i cili u kurorëzua me çmim të tretë në Tirana Startup Weekend, i quajtur Code in Rose.

[youtube id=”HsW7E5M-j0w”]

Në qendër të idesë së këtij grupi ka qenë përfshirja më e gjerë e femrave në fushën e programimit dhe TI. Kjo ide erdhi e prezantuar nga Fjoralba Golikja (lider), Andi Cobo, Anisa Kasemi, Eni Daka , Klea Mertenika dheSonila Marku. Skuadrat e tjera të cilat janë ende në konkurrim së bashku me ta mund ti gjeni këtu.

Tashmë çdo gjë është në dorën e një paneli jurie të cilët do të vlerësojnë secilën nga skuadrat finaliste dhe do të zgjedhin fituesin, i cili do të shpallet në fund të kësaj jave. I urojmë grupit me idenë Code in Rose shumë fat në rrugën e tyre drejt suksesit, dhe shpresojmë të kurorëzohen si fitimtarë të kësaj gare. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Versioni i ri i Chrome e bën më të lehtë shfletimin nga disa pajisje njëherazi

Lajmet e fundit>