Lajmet

Ekipi Shqiptar nga Prishtina Heliox në finalen e People’s Choice në NASA Space Apps Challenge 2017

Publikuar , 23 Maj 2017
0
Ekipi Shqiptar nga Prishtina Heliox në finalen e People’s Choice në NASA Space Apps Challenge 2017

Dy ekipe Shqiptare, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova, garuan dhëmb për dhëmb me ekipeve nga vende të ndryshme të botës hakatonin e njohur NASA Space Apps Challenge 2017.

Një garë ndërkombëtare, Space Apps Challenge organizohet prej gjashtë vitesh nga Agjencia Amerikane e Hapësirës për nxitur zhvillimin e projekteve dhe zgjidhjeve open source për të adresuar nevojat globale të aplikueshme për jetën në tokë dhe hapësirë.

Mbi 100 ekipe nga mbarë bota i bashkohen kësaj gare çdo vit ku në edicionin e gjashtë të saj shqiptarët përfaqësoheshin nga Blue Odyssey nga Tirana dhe Heliox nga Prishtina.

Blue Odyssey përbëhej nga një ekip prej gjashtë vetash: Alert Buraj, Fabjon Gjuzi, Ema Myrtollari, Nikolin Kosta, Denis Ibrahimi dhe Jurgen Jazaj.

Projekti i tyre bazohej në realitetin virtual dhe atë të shtuar për të vizualizuar një eksperiencë virtuale të hapësirës duke u bazuar në satelitët e Nasa-s.

Heliox është një ekip i përbërë nga nëntë anëtarë: Albiona, Shkumbin, Labinot Bajrami, Drinor Selmanaj, Agon Hysenaj, Fidan Bicaj, Ermal Bujupaj, Kolos Pukaj dhe Rexhep Berlajolli.

Projekti i tyre hyn në kategorinë “You are my Sunshine” dhe është një zgjidhje për menaxhimin më të thjeshtë të energjisë që vjen nga panelët diellorë.

Heliox arrin të parashikojnë energjinë që mund të prodhohet nga panelet, të menaxhojnë energjinë nga prodhimi tek konsumi dhe sa energji do të prodhohet në ditët në vijim.

Ekipi nga Prishtina arriti të prekte finalen së bashku me katër ekipe të tjera ku garojnë për çmimin “People’s Choice.” Ky projekt ka hyrë në 3 projektet më të mira në Nasa Space Apps Challenge. Krahas kategorisë “People’s Choice”, #Heliox është nominuar edhe për vlerësim të drejtpërdrejtë nga juria e NASA-së

LEXO EDHE:  Gjenerata e ardhshme e iPhone ka tre kamera të pasme

Kur kanë ngelur 16 orë nga mbyllja e votimit ju ftojmë të votoni ekipin nga Prishtina Heliox. Vitin e kaluar ky çmim u rrëmbye nga një ekip nga Ukraina. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>