Lajmet

Ekipi i Apple fluturon në Londër për të marrë çmime

Publikuar , 27 Shtator 2012
0
Ekipi i Apple fluturon në Londër për të marrë çmime

E gjithë skuadra e dizajnit të Apple bëri një udhëtim në Londër për të marrë personalisht disa çmime në British Design Art Direction në Evolution Battersea Park.

Vendimi për të sjellë të gjithë skuadrën në M.B përshkruhet si një moment i rrallë për publikun nga The Next Web. Ngjarja ishte krijuar për të festuar 50 vjetorin e DAD. Çmimet u vendosën nëpërmjet kategorive të ndryshme, por ishte Apple ajo që ishte në qendër të vëmendjes.

Cupertiono mori dy çmime gjatë ngjarjes: Një për të qenit marka më e mirë dhe e dyta për studion më të mirë për të paktën 50 vjet. Është e panevojshme të thuhet që DAD e vlerëson shumë lartë Apple.

Nuk u përmendën emra, por e dimë që ishin të pranishëm 14 burra dhe 2 gra duke përfshirë zv. Presidentin e Apple për industrinë e dizajnit Jony Ive. Kjo është hera e parë që Apple ka marrë pjesë në një ngjarje të tillë.

Ndoshta publiciteti është një faktor më i rëndësishëm nën drejtimin e Tim Cook. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Liveblog: Apple prezanton iPhone e rinj

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>