Biznes

Ekonomisti i shquar e quan Bitcoin skemë Ponzi të cilës po i mbarojnë blerësit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Dhjetor 2019
0
Schiff beson se bitcoin nuk ka arritur ende të ketë adoptim dhe të përdoret në masë për të kryer blerje dhe si rezultat herët të thuhet se bitcoin është një monedhë nga njerëzit për njerëzit. Ekonomisti i shquar e quan Bitcoin skemë Ponzi të cilës po i mbarojnë blerësit

Bitcoin është një skemë Ponzi e cila po vuan të gjejë blerës të rinj sipas ekonomistit të shquar dhe CEO së Euro Pacific Capital Peter Schiff.

Schiff nuk ka të ndaluar të sulmuari bitcoin. Ai hodhi poshtë besimin e gjerë tek njerëzit se bitcoin është një monedhë që i shërben njerëzve ndërsa paratë tradicionale qeverive.

Schiff beson se bitcoin nuk ka arritur ende të ketë adoptim dhe të përdoret në masë për të kryer blerje dhe si rezultat herët të thuhet se bitcoin është një monedhë nga njerëzit për njerëzit.

Për më tepër thotë se arsyeja pse çmimi i bitcoin po vuan është sepse kësaj “skeme Ponzi” po i mbarojnë blerësit për ta mbajtur të gjallë. Këto komente ai i bëri gjatë një shkëmbimi cicërimash me bashkëthemeluesin e Morgan Creek Digital Anthony Pompliano.

Sipas Schiff bitcoin vështirë se do ja mbërrijë dekadës së ardhshme.

Por komentet e tij janë në kundërshti me besimin në masë të analistëve dhe ekspertëve të industrisë të cilët thonë në dekadën e ardhshme ndërsa sistemi i parave tradicionale bëhet më i brishtë me përfshirjen e teknologjisë çdo ditë e më shumë në jetët tona, monedhat dixhitale, përfshirë kriptomonedhat, do të provojnë se janë e ardhmja. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Inteligjenca artificiale e Google zbulon me saktësi më të lartë sesa njeriu kancerin e gjirit

Lajmet e fundit>