Analiza

Ekranet me frekuencë të lartë: 60Hz, 90Hz dhe 120Hz të shpjeguara

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Mars 2020
0
E thënë thjeshtë frekuenca e ekranit është sesa shpejtë ekrani i një smartfoni përditësohet. Matet në Hertz (Hz) dhe tregohet përmes një numri sesa herë në sekondë përditësohet ekrani. Ekranet me frekuencë të lartë: 60Hz, 90Hz dhe 120Hz të shpjeguara

Smartfonët e segmentit të lartë çdo ditë e më shumë po përdorin ekrane me frekuencë të lartë si 90Hz apo 120Hz. Në letër duket një lajm i madh ndërsa për kompanitë është një shans për tu diferencuar nga të tjerët.

Por për çfarë arsye duhet të blini një telefon me trendin më të fundit të ekranit? Në fakt nuk ka një përgjigje të prerë.

Përfitimet e një ekrani me frekuencë të lartë dhe mënyra sesi funksionon nuk kuptohen mirë nga shumica e përdoruesve. Ndërsa lojërat dhe përmbajtjet kanë pamje të më të embël, vlen të përmendet konsumi i baterisë.

Në këtë artikull shpjegojmë çdo gjë që duhet të dini për këto ekrane.

Çfarë është frekuenca e ekranit?

Ekranet nuk janë statike. Përmbajtja dhe lëvizje e objekteve janë të ëmbla për syrin sepse çdo piksel përditësohet në ekran me përmbajtjet e fundit përmes procesorit. Por kjo nuk ndodh në mënyrë të çrregullt dhe papritur. Panelet përditësojnë përmbajtjet që shfaqen në ekran në intervale të zakonshme njohur si frekuenca e ekranit.

E thënë thjeshtë frekuenca e ekranit është sesa shpejtë ekrani i një smartfoni përditësohet. Matet në Hertz (Hz) dhe tregohet përmes një numri sesa herë në sekondë përditësohet ekrani.

Një ekran 60Hz përditësohet 60 herë në sekondë, 90Hz plot 90 herë në sekondë dhe 120Hz një shpejtësi marramendëse prej 120 herë në sekondë. Pra një ekran 120Hz përditësohet dy herë më shpejtë sesa një ekran 60Hz dhe 4 herë më i shpejtë sesa një televizor i vjetër 30Hz.

Përditësimi më i shpejtë do të thotë më pak vonesa sepse pikselët rifreskohen më shpesh. Përshembull i duhen 16.6ms një ekrani 60Hz për tu përditësuar, 11.1ms një ekrani 90Hz dhe 8.3ms një ekrani 120Hz.

LEXO EDHE:  Sa orë pune ju nevojiten mesatarisht në Shqipëri për të blerë një iPhone XS

Ekrani i smartfonit tuaj nuk përditësohet i gjithi njëherazi por me rreshta horizontalë pikselësh nga fillimi në fund.

Çfarë do të thonë 60Hz, 90Hz dhe 120Hz për telefonin tim?

Frekuenca e lartë e përditësimit të ekranit e bën përmbajtjen dhe lëvizjet grafike më të ëmbla dhe të shpejta. Në fakt pjesa më e madhe e tyre nuk përfitojnë nga kjo frekuencë si përshembull ndërveprimi me e-mail-e dhe aplikacionin e Facebook të cilat janë limituar në 60Hz.

Pjesa më e madhe e videove në internet janë me 24 frekuenca në sekondë ose 24Hz. Por aplikacionet dhe përmbajtjet me lëvizje grafike do të shfaqen më të shpejtë me një ekran me frekuencë të lartë.

Ekrane të tilla në të vërtetë bëjnë diferencën në video lojëra. Frekuenca e lartë ka një impakt edhe në video lojën. Zakonisht lojtarët përdorin ekrane me frekuenca 120Hz ose 144Hz. Tashmë edhe lojtarët mobil mund të përfitojnë nga kjo. Kështu frekuenca grafike e lojës është në një linjë me frekuencën e ekranit.

Kostoja më e madhe e këtyre ekraneve është jetëgjatësia e baterisë. Për shembull në OnePlus 7 Pro ekrani 90Hz redukton jetëgjatësinë e baterisë me 200 minuta.

A duhet të blej një telefon me ekran 90Hz ose 120Hz?

Kjo teknologji ekrani po bëhet popullore tek smartfonët modernë veçanërisht në segmentin e lartë. Frekuenca e ekranit është vetëm një aspekt i ekranit të smartfonit dhe jo një veçori e cila do të ndikojë në blerjen ose jo të një smartfoni.

Ato që më së shumti kanë rëndësi për një ekran është gama e ngjyrave, kontrasti, temperatura dhe rezolucioni. Nëse dëshironi të blini një telefon të tillë mëposhtë atëherë duhet të blini një prej këtyre modeleve: /PCWorld Albanian

  • Samsung Galaxy S20 – 120Hz
  • OnePlus 7T – 90Hz
  • OnePlus 7/7T Pro – 90Hz
  • Realme X50 Pro 5G – 90Hz
  • Asus ROG Phone 2 – 120Hz
  • Google Pixel 4 XL – 90Hz
LEXO EDHE:  NATO thotë se sulmet kibernetike ndaj një vendi anëtar është sulm ndaj të gjithëve