Harduer

Ekrani fleksibël OLED i Samsung mori emrin “Youm”, shfaqet edhe pajisja prototip

Publikuar , 10 Janar 2013
0
Ekrani fleksibël OLED i Samsung mori emrin “Youm”, shfaqet edhe pajisja prototip

YOUM screenSamsung-u dje me prezantimin e procesorit të ri Exynos 5 Octa, prezantoi edhe prototipin e parë të ekranit fleksibël OLED i cili do të quhet “Youm”.

Samsung-u në CES erdhi me prototipin e pajisjes i cili është fleksibël dhe elastik, por edhe me prototipin e vitit të kaluar me të cilin hyri në erën e ekranëve OLED me palosje.

Në video klipin që Samsung-u e prezantoi, shihet qartë se ky ekran OLED me mbyllje shndërrohet në një lloj tableti (shiko foton). Prototipi “Youm” ka ekran i cili do të mund të paloset në lloj tableti (shikoni foton).

Prototipi Youm ka ekran i cili mund të shtrihet më shumë se vet pajisja, që do të thotë se njoftimet mund ti shihni edhe kur është i palosur dhe i mbyllur. Për më shumë detaje, për fat të keq, duhet të presim ndonjë rast tjetër.

Se kur do ta prezantoj Samsung-u pajisjen e parë komerciale të bazuar në këtë teknologji tani për tani nuk dihet, por disa informacione sugjerojnë se ekranin e parë Youm mund ta shohim nga mesi i këtij viti.

Një nga variantet e ekranit të lakuar është shfaqur në videon më poshtë. Këtu është demonstruar se si lajmërimet mund të shihen në skajin e pajisjes. (PCWorld Albanian)[youtube id=”SGs-KPGW1qw”]

LEXO EDHE:  Analisti i shquar i Apple parashikon sukses të paprecedent për Galaxy S10

Lajmet e fundit>