Harduer

Ekrani i Google Pixel 3 XL është prodhuar nga Samsung

Publikuar , 16 Tetor 2018
0
Kalimi i Google nga LG në ekranet më vibrante të Samsung padyshim do të mirëpritet nga mbarë përdoruesit. Ekrani i Google Pixel 3 XL është prodhuar nga Samsung

E kthyer në një traditë, ekipi i iFixit bëri të zakonshmen, mori një flagship dhe e çmontoi për të parë çfarë ka në brendësi.

Kësaj here radhën e kishte Google Pixel 3 XL prej të cilit mësuam një surprizë.

iFixit identifikoi çipin e ri të sigurisë Google Titan por mbase fakti më interesant është ekrani Super AMOLED i prodhuar nga Samsung.

Kalimi i Google nga LG në ekranet më vibrante të Samsung padyshim do të mirëpritet nga mbarë përdoruesit.

Vitin e kaluar Pixel 2 XL kishte ekran OLED nga LG, shumë më i dobët sesa i konkurrentëve.

Në fund iFixit i dha një notë 4 nga 10 për riparimin e telefonit, një vlerësim aspak premtues. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Presion në rritje ndaj kompanive të rrjeteve sociale

Lajmet e fundit>