Harduer

Ekrani i iPad 3, një sfidë teknike

Publikuar , 30 Tetor 2011
0
Ekrani i iPad 3, një sfidë teknike

Cnet raporton se Apple është duke synuar një ekran me rezolucion shumë më të madh prej 2048 x 1536 piksela për gjeneratën e ardhshme të iPad, katër here më të madhe sesa rezolucioni prej 1024 x 768 piksela që ka qenë pjesë e dy gjeneratave të iPad.

Një burim i brendshëm për CNET ka thenë se LG Display dhe Samsung nuk kanë filluar ende prodhimin e ekraneve – dhe kjo do të ndodh në nëntor dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë një sfidë. iPad 3 do të ketë gjithashtu edhe një konektor më të vogël për dock dhe sipas të gjitha gjasave do të paraqitet në mars të vitit 2012.

“Nuk është çështje e krijimit të një paneli, por sfida është si të krijohen shumë të tillë” tha burimi për CNET. “Kjo paraqet një avancim të jashtëzakonshëm në densitet të piskelave. Kjo
nuk është bërë asnjëherë më pare”.

Megjithatë, burimet nuk ofrojnë detajet tjera në lidhje me specifikat e prodhimit të paneleve të rezoulcionit të lartë. Samsung ka shfaqur panelet LCD me rezoulcion prej 2560 x 1600 piksela në tabletin e saj 10 inç, që thuhet se shumë shpejt do të mund të jenë pjesë e tabletëve Samsung Galaxy Tab. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Një teknologji e re ekrani do të dyfishojë jetëgjatësinë e baterisë së smartfonëve

Lajmet e fundit>