Harduer

Ekrani revolucionar i OnePlus 7 shfaqet në gjithë madhështinë e tij

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Maj 2019
0
OnePlus 7 Pro duhet të ketë një ekran me frekuencë rifreskimi prej 90Hz e cila mund të ofrojë një eksperiencë më të mirë të animacioneve. Ekrani revolucionar i OnePlus 7 shfaqet në gjithë madhështinë e tij

OnePlus së shpejti do të prezantojë flagshipin e ri, OnePlus 7 shoqëruar nga një model edhe më i avancuar si OnePlus 7 Pro.

Telefoni debuton më 14 Maj dhe me afrimin e zyrtarizimit fotot e telefonit kanë filluar të pushtojnë internetin.

Sipas disa fotove të publikuara së fundi nga WinFuture, pjesa më interesante e telefonit është ekrani dhe forma e tij që CEO i kompanisë e quajti revolucionar.

OnePlus 7 Pro duhet të ketë një ekran me frekuencë rifreskimi prej 90Hz e cila mund të ofrojë një eksperiencë më të mirë të animacioneve.

OnePlus gjithashtu ka konfirmuar se OnePlus 7 Pro do të marrë njëv ariant 5G.

Pjesa tjetër e specifikave është e barabartë me OnePlus 7, një ekran AMOLED Quad HD+, një bateri 4,000 mAh, altoparlantë stereo, tre kamera të pasme, procesor Snapdragon 855 dhe 6 ose 12GB RAM. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus 7 mbërrin më 14 Maj

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>