Shfletuesit e Microsoft humbën edhe 40 milion përdorues të tjetër muajin e kaluar raportoi firma analitike Net Applications duke e çuar në afro 350 milion numrin e të larguarve gjatë 2016-tës.
Net Applications tha se Internet Explorer së bashku me Microsoft Edge zotërojnë 28.4% të tregut ku vetëm muajin e fundit kanë humbur 2.3%, rënia e dytë më e madhe në historinë e shfletuesve të kompanisë.
Por ishte Mozilla dhe jo Google që përfitoi nga një rënie duke u rritur me 2% në 11.1 %. Gjatë 2016-tës Internet Explorer ka rënë me 20.2% një rënie e cila nuk shfaq shenja dobësimi.
Pavarësisht se dezertuesit e Microsoft zakonisht kanë zgjedhur Google Chrome, ritmi i këtij të fundit është ngadalësuar dy muajt e fundit. Chrome u rrit me vetëm 0.2% dhe posedon 55% të gjithë shfletuesve. (PCWorld Albanian)