Lajmet

Eksperienca e re e Facebook Messenger për shikimin e videove

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Shtator 2020
0
Në momentin e debutimit kjo eksperiencë mund të përdoret me deri në 8 persona në aplikacionin mobil Messenger dhe 50 persona përmes Messenger Rooms. Eksperienca e re e Facebook Messenger për shikimin e videove

Ditën e Hënë Facebook lançoi një opsion të ri në Messenger ku miqtë dhe familja mund të shohin së bashku videot përmes Messenger.

Funksioni i quajtur “Watch Together” funksionon me çdo përmbajtje video në Facebook Watch përfshirë programe, ngarkimet e përdoruesit, përmbajtjet e krijuesve, transmetimet live dhe videot muzikore.

Në momentin e debutimit kjo eksperiencë mund të përdoret me deri në 8 persona në aplikacionin mobil Messenger dhe 50 persona përmes Messenger Rooms.

Për të përdorur funksionin përdoruesit duhet:

  • Të jenë në një video thirrje
  • Të jenë në një Messenger Room

Aktualisht ofrohet vetëm për iOS dhe Android tha Facebook. Sipas rrjetit social çdo ditë në Messenger realizohen 150 milionë video thirrje dhe njerëzit i dërgojnë njëri-tjetrin 200 milionë video.

Konsumi i përbashkët i videove është bërë shumë popullore. Netflix, Hulu, Amazon, Twitch të gjithë e ofrojnë një gjë të tillë.

Për ta përdorur opsionin:

  • Tërhiqni nga poshtë lart gjatë një video thirrjeje
  • Do tu shfaqen disa opsione ndërsa duhet të klikoni mbi opsionin e ri Watch Together

Facebook do tu sugjerojë video por ju mund të shfletoni kategoritë ose të kërkoni një video specifike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vendet e G7-ës kritikojnë kriptomonedhën Libra