Lajmet

Eksperimenti i fundit i Facebook është një aplikacion memesh

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Nëntor 2019
0
Aplikacioni nuk është i padëgjuar sepse në dyqanet e aplikacioneve App Store dhe Play Store ekzistojnë pafund aplikacione me funksione të ngjashme. Eksperimenti i fundit i Facebook është një aplikacion memesh

Ekipi i NPE, një divizion brenda rrjetit social Facebook, prezantoi një aplikacion i dizajnuar për të krijuar meme quajtur Whale. Aktualisht aplikacioni lejon përdoruesit të dekorojnë fotot me tekst dhe stickera për të krijuar meme të cilat mund të ndahen në rrjete sociale.

Aplikacioni nuk është i padëgjuar sepse në dyqanet e aplikacioneve App Store dhe Play Store ekzistojnë pafund aplikacione me funksione të ngjashme.

Me aplikacionin Whale, përdoruesit mund të shkrepin një foto apo ta ngarkojnë nga telefoni për të krijuar një meme. Ndërfaqe me 2, 3 dhe 4 blloaqe janë të disponueshme. Për të përshtatur imazhet përdoruesit mund të shtojnë emoji, tekst, efekte dhe filtra.

Disponueshmëria e aplikacionit është e kufizuar po ekziston mundësia që të ofrohet edhe në vende të tjera të botës përtej SHBA dhe Kanadasë.

Puna e ekipit NPE është eksperimentimi i ideve të reja dhe mbyllja e projekteve në rast se nuk janë brenda pritshmërive. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Policia po përdor më shumë se kurrë më parë historikun e vendndodhjes në Google Maps

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>