Blog

Eksperimenti i Microsoft me reduktimin e ditëve të punës rriti produktivitetin me 40%

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Nëntor 2019
0
Microsoft Japoni mbylli zyrat çdo të Premte në Gusht dhe zbuloi e produktiviteti u rrit me 39.9% krahasuar me Gushtin e 2018. Eksperimenti i Microsoft me reduktimin e ditëve të punës rriti produktivitetin me 40%

Një eksperiment i cili reduktoi punën gjatë javës me një ditë rriti produktivitetin në filialin e Microsoft në Japoni me 40%.

Eksperimenti ishte pjesë e projektit veror “Work-Life” të Microsoft i cili ekzaminoi balancën me punës dhe jetës dhe kishte për qëllim rritjen e kreativitetit dhe produktivitetit duke u dhënë punonjësve më shumë fleksibilitet gjatë orëve të punës.

Microsoft Japoni mbylli zyrat çdo të Premte në Gusht dhe zbuloi e produktiviteti u rrit me 39.9% krahasuar me Gushtin e 2018.

Microsoft nuk është kompania e parë e cila vë theksin tek rritja e produktivitetit si pasojë e reduktimit të orëve të punës. Studimet kanë gjetur se ka një kërkesë për reduktim të orëve të punës.

Sipas një ankete të realizuar me 3,000 punonjës në 8 vende të botës nga Instituti Workforce dhe Future Workplace arriti në përfundimin e katër ditë pune ishte idealja për shumë prej tyre.

Nuk janë thjeshtë punonjësit që përfituan nga eksperimenti sepse Microsoft reduktoi konsumin e elektricitetit dhe resurseve të zyrave të punës. Numri i faqeve të printuara ra me 58.7% ndërsa konsumi me 23.1% /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin në pikën më të lartë që prej Majit 2018

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>