Lajmet

Eksperimenti i TikTok e bën të ngjashëm me Twitter

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Janar 2022
E thënë thjeshtë është një mënyrë për të rritur shikueshmërinë e një videoje të rekomanduar tek ju nga algoritmi i kohështrirjes. Eksperimenti i TikTok e bën të ngjashëm me Twitter

TikTok ka filluar testimet e versionit të saj të butonit “Retweet” në Twitter të cilën e quan “Repost” dhe përdoruesit mund të amplifikojnë videot në platformë duke i ndarë me ndjekësit e tyre.

Butoni i ri Repost do të gjendet në menunë “Share” ku normalisht gjeni opsion për të dërguar postimet tek miqtë përmes mesazheve, tekstit apo postimeve në median sociale.

Butoni Repost promovon një video tek miqtë tuaj në TikTok. Por ndryshe nga butoni retweet në Twitter, videoja e ripostuar në TikTok nuk shfaqet në profilin tuaj por vetëm dërgon videot tek kohështrirjet For You të miqve tuaj.

Butoni nuk është i disponueshëm në të gjithë platformën. Nëse gjeni një video përmes faqes Discover apo e merrni një në mesazhet e TikTok nga një mik, nuk do të shikoni butonin Repost aty. do të shfaqet vetëm në videot që hasni duke shfletuar në kohështrirjen tuaj For You.

E thënë thjeshtë është një mënyrë për të rritur shikueshmërinë e një videoje të rekomanduar tek ju nga algoritmi i kohështrirjes.

TikTok konfirmoi se po testohet publikisht në aplikacion për një numër të kufizuar përdoruesish. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Internet fiks në Shqipëri, bie ALBtelecom rritet ndjeshëm Vodafone

Tags >

TikTok