Lajmet

Eksperimenti Quibi mbyllet pas 6 muajsh

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Tetor 2020
0
Kompania kërkoi të diferencohej nga të tjerët duke u fokusuar vetëm në platformat mobile dhe ngriti 1.75 miliardë dollarë investime. Eksperimenti Quibi mbyllet pas 6 muajsh

Quibi, shërbimi streaming i fokusuar në platformat mobile, do të mbyllet vetëm 6 muaj pasi nisi operimin duke u bërë në platformën e blogimit Medium. Arsyet e mbylljes janë të shumta.

Shërbimi debutoi në pandeminë e Covid-19 gjatë izolimit të koronavirusit por që i mungonin përmbajtjet të cilat mund të joshin ndjekës në platformë.

Gjithashtu ishte në konkurrencë të drejtpërdrejtë me YouTube dhe TikTok. Quibi arsyeton se mungesa e suksesit erdhi prej se ideja nuk ishte aq e fuqishme sa të justifikonte një shërbim streaming ose mbase momenti i debutimit ishte faktor.

Kompania do të lajmërojë përdoruesit për datën finale të mbylljes. Nuk dihet çfarë do të ndodhë me shfaqet origjinale dhe shumë të kushtueshme të platformës pas mbylljes.

Quibi debutoi më 6 Prill 2020 me dy plane: 4.99 dollarë me reklama dhe 7.99 dollarë pa reklama. Kompania kërkoi të diferencohej nga të tjerët duke u fokusuar vetëm në platformat mobile dhe ngriti 1.75 miliardë dollarë investime.

Një raport thoshte se Quibi kishte humbur 90% të ndjekësve pas 3 muajsh kur mbaron periudha e provës së shërbimi duke ngelur me vetëm 72 mijë nga 910 mijë konsumatorë në fillim.  /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një aplikacion Indian sugjeron fshirjen e aplikacioneve Kineze dhe Google nuk i ka pëlqyer një gjë e tillë