Lajmet

Ekspertë, sipërmarrës dhe investitorë ndajnë eksperiencën e tyre shumëvjeçare me startupet e Uplift Western Balkans

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Dhjetor 2021
Ekspertë, sipërmarrës dhe investitorë ndajnë eksperiencën e tyre shumëvjeçare me startupet e Uplift Western Balkans

Programi i akselerimit të startupeve Uplift Western Balkans ka hyrë në muajin e dytë të takimeve, trajnimeve dhe sesioneve të mentorimit me startupet e edicionit të tretë.

Akseleratori i startupeve Uplift Western Balkans përgjatë 4 muajve ju vjen në ndihmë startupeve të përzgjedhura duke ju mësuar atyre rreth modeleve të biznesit, zhvillimit të produkteve, strategjive të shitjeve dhe marketingut tek përvetësimi dhe zhvillimi i aftësive të reja mes ekipeve të tyre.

Çdo vit me dhjetëra startupe më inovative dhe premtuese në Ballkanin Perëndimor gjejnë mbështetje për të rritur biznesin e tyre por edhe vlerën e kompanisë.

12 startupet nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut e filluan muajin Nëntor me një takim dhe rrjetëzim me komunitetin e themeluesve të startupeve në kuadër të Javës Botërore të Sipërmarrjes. Themelues startupesh, mentorë, por edhe alumni të Uplift Western Balkans nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u bashkuan më 12 Nëntor për të ndarë eksperienca dhe krijuar ura komunikimi mes tyre.

Po të njëjtën ditë erdhi workshopi i katërt i Uplift Western Balkans me sipërmarrësin ndërkombëtar Marco Stutz dhe në fokus ishin investimet dhe vlerësimi i startupeve. Startupet mësuan sesi të arrijnë investitorë të rinj, të nënshkruajnë marrëveshje dhe të dokumentojnë vlerën që zgjidhja që ata ofrojnë ka krijuar.

Në workshopin e 5-të më 19 Nëntor startupet mësuan rreth shitjeve me mentorin dhe ekspertin e shitjeve Eneid Lika. Eksperienca e tij prej mëse 14 vjeçare në këtë industri është një thesar që startupet dhe kompanitë duhet ta aksesojnë.

Prezantimi ishte në vëmendjen e workshopit të 6-të të Uplift Western Balkans me ekspertin e huaj Peter Bruner më 26 Nëntor. Një lider, vizionar dhe zhvillues biznesi ai ofron eksperiencën e tij për të mbushur hendekun mes kompanive dhe bizneseve të vogla. Të njëjtën ditë startupet ndoqën workshopin e 7-të “Si të rrisim startupet” me Patrick Collins, themelues i Prospect Labs në Lituani.

LEXO EDHE:  Battlefield me një version për platformat mobile

Uplift Western Balkans do të vijojë gjatë muajit Dhjetor me workshope dhe trajnime të tjera duke përgatitur startupet për muajin Janar i cili do të shënojë edhe përmbylljen e programit në Demo Day.

Një bashkëpunim i SOVVA, ICTSmedia, VentureUP, ICAN dhe mbështetjen financiare të SlovakAid, në vitin e tretë Uplift ftoi të gjithë startupet nga Ballkani Perëndimor ti bashkohen akseleratorit më të madh në rajon të cilët kanë shansin të fitojnë çmime nga 5 deri në 10 mijë euro, të rrisin investime deri në 50 mijë euro si dhe të ekspozohen përballë një rrjeti të gjerë mentorësh, partnerësh dhe investitorësh të Uplift Western Balkans.

Në mbështetje të vazhdueshme të ekosistemit të inovacionit dhe startupeve në rajon, Uplift Western Balkans është një mundësi e artë për startupet që duan të rriten në kapacitet dhe vlerë.

Uplift Western Balkans ka gjetur mbështetjen e partnerëve dhe sponsorëve si: Banka CredinsAlbvisionEU for InnovationSwissEP, HuaweiCIVITTAUniversiteti i Evropës JuglindoreBashkia TiranëEYICTSlab dhe mbulimin mediatik të SCAN TVEmerging EuropeShqip.comPCWorld AlbanianBusiness MagazineGeekRoom dhe CIO.al.