Lajmet

Ekspertë Sllovakë sjellin në Shqipëri Akademinë Kreative për të promovuar inovacionin

Publikuar , 11 Shkurt 2019
0
Eksperiencat nga Sllovaki tregojnë se hapi i parë drejt një ekosistemi inovativ startupesh është reflektimi i lirë dhe i hapur përballë problemeve dhe aftësive që duhen përdorur. Ekspertë Sllovakë sjellin në Shqipëri Akademinë Kreative për të promovuar inovacionin

Ekspertët Sllovakë në bashkëpunim me specialistë dhe akademikë Shqiptarë lançuan një projekt një vjeçar në përpjekje për të promovuar potencialin inovativ të kreativëve Shqiptarë.

Projekti nisi në Dhjetor të 2018-ës në Shkodër ku u zhvilluar Akademia e Parë Kreative për studentët e fushave të inxhinierisë dhe biznesit.

Industritë Kreative si reklamimi, arkitektura, artet, moda, dizajni, IT dhe media, janë xhevahiret e fshehur të një komuniteti inovativ.

Sektori dyfishoi kontributin e tij në GDP Evropiane nga 2.6% në 2005 në 5.3% në 2015-ën. Projekti operohet nga SOVVA (Organizata Sllovake për Kërkim dhe Zhvillim) me mbështetjen e agjencisë shtetërore SlovakAid dhe kompaninë Sllovake Neulogy.

9 studentë nga universitetet Shqiptare zhvilluan kuptimin e tyre për industritë kreative dhe aftësitë e tyre të biznesit gjatë një workshopi dy ditor.

Arkitektët e së ardhmes, specialistët IT, biznesmenët dhe biznesmenet, dizajnerët, inxhinierët civilë dhe planifikuesit urbanë fituan inspirim nga ekosistemi i industrive kreative të Sllovakisë përfaqësuar nga Dana Kleinert dhe Zora Jaurova.

Dana dhe Zora janë kreativë të njohur në Sllovaki me njohje ndërkombëtare. Dana Kleinert është dizajnere mode me markën e saj dhe ka ndihmuar në atomizimin e industrisë së modës në Sllovaki duke krijuar Këshillin Sllovak të Modës.

Kjo organizatë ndihmon dizajnerët e modës të luftojnë për kauzën e tyre dhe të gjejnë mbështetje nga qeveria. Falë projektit të Dana, dizajnerët Sllovakë të modës kanë shansin të prezantojnë punën e tyre në Londër në Shfaqjen Ndërkombëtare të Modës. Ndërsa Zora Jaurova është një producente filmash dhe eksperte e politikave kreative, drejtoreshë pranë Kryeqytetit të Kulturës Evropiane në 2013-ën, çmim që ju dha qytetit të Kosice në Sllovaki.

Gjatë workshopit Zora prezantoi studentët me botën e industrisë kreative, potencialin e saj dhe historinë. Studentët reflektuan rreth ngjashmërive dhe diferencave mes Sllovakisë dhe Shqipëri si dhe identifikuan mësimet që duhet marrë dhe implementuar në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Mbërrin iOS 12.3 me aplikacionin e ri Apple TV

Dita e dytë e workshopit ju përkushtua një bootkampi një ditor për ideimin, vlerësimin dhe krijimin e biznesit.

Ekipe të ndryshme studentësh vunë idetë dhe prototipet e biznesit përballë një jurie Sllovako-Shqiptare motivuar nga mundësia për të fituar një udhëtim në Sllovaki.

Ekipi fitues i përkiste studentëve të Universitetit Polis Esmerina Hidri, Rei Çollaku, Kristi Janku dhe Xhoi Plesati. Ideja e tyre e krijimit të një platforme për kreativët për të prezantuar portofolet e tyre në një mënyrë të ngjashme me atë që Linkedin u ofron profesionistëve bindi jurinë.

Si shpërblim ekipi do të udhëtojë drejt Bratislavës në Mars të 2019-ës së bashku me përfaqësuesit e partnerëve të projekteve të Qendrës për Promovimin e Konkurrencës, Universitetit Polis dhe të tjerë.

Në Sllovaki ata do të takohen me aktorë të industrisë lokale kreative, producentët, dizajnerët e modës, arkitektët dhe krijues të tjerë.

Eksperiencat nga Sllovaki tregojnë se hapi i parë drejt një ekosistemi inovativ startupesh është reflektimi i lirë dhe i hapur përballë problemeve dhe aftësive që duhen përdorur.

Workshopi në Shkodër pati sukses duke sjellë këto mësime në kontekstin Shqiptarë duke hapur linja të reja mendimi rreth biznesit.

Daniel Straka, drejtor i SOVVA vlerësoi energjinë dhe idetë e studentëve për të ndryshuar vendin e tyre përmes krijimit të një ekosistemi kreativ në Shqipëri.

Formati i Akademisë Kreativë do të rikthehet në Vjeshtën e 2019-ës. SOVVA dhe partnerët e saj do të organizojnë një akademi edhe për sektorin publik dhe akademik në Maj të 2019-ës ku aktorët kryesorë do të përmirësojnë kapacitetet dhe ekspertizën e tyre në mbështetje të industrive kreative.

Në Vjeshtë, startupet, SME nga industritë kreative dhe mbështetësit e tyre do të takohen në një konferencë rajonale në Tiranë. Ajo ka për qëllim të krijojë hapësira për shkëmbime jetike të praktikave më të mira./PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Interneti "çmendet" nga prezantimi më i fundit i Microsoft

Lajmet e fundit>