Lajmet

Ekspertët gjejnë një teknika të reja për shfrytëzimin e Spectre dhe Meltdown

Publikuar , 16 Shkurt 2018
0
Ata kanë zhvilluar një mjet i cili tregon sesi kriminelët kibernetikë mund të shfrytëzojnë problemet dhe gjetur teknika të reja që përdoren për vjedhjen e fjalëkalimeve. Ekspertët gjejnë një teknika të reja për shfrytëzimin e Spectre dhe Meltdown

Intel ka filluar të adresojë problemet e sigurisë Spectre dhe Meltdown, por nuk ka për të shpëtuar kollaj pej tyre.

Një ekip hulumtuesish nga Nvidia dhe Universiteti Princeton kanë zbuluar mënyra të reja shfrytëzimi të Meltdown dhe Spectre.

Ata kanë zhvilluar një mjet i cili tregon sesi kriminelët kibernetikë mund të shfrytëzojnë problemet dhe gjetur teknika të reja që përdoren për vjedhjen e fjalëkalimeve.

Këto teknika të njohura si MeltdownPrime dhe SpectrePrime vendosin dy bërthama procesorike kundër njëri tjetrit në një sistem me shumë bërthama për të fituar akses në të dhënat e ruajtuara në depo.

Lajmi i mire është se përditësimet e sigurisë pritet të ofrojnë mbrotje edhe ndaj teknikave të reja. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përballja SHBA-Kinë në teknologji

Lajmet e fundit>