Lajmet

Ekspertët mendojnë se Java duhet të shkruhet nga fillimi

Publikuar , 14 Janar 2013
0
Ekspertët mendojnë se Java duhet të shkruhet nga fillimi

Dobësitë e fundit që po gjenden në Java janë shenja se ndoshta ka ardhur koha që Oracle ta rishkruajë gjuhën e programimit.

Kjo është pikëpamja që paraqet Bogdan Botezatu, analist i kërcënimeve online në Bitdefender, kompania rumune e antiviruseve, e cila vlerëson se rreth 100 milionë PC janë të hapura ndaj sulmeve të hakerave për shkak të defektit të fundit që u zbulua me Java-n, javën e kaluar.

Sipas tij, Oracle ka humbur tashmë kontrollin e kodit Java, nga i cili po rrjedhin gjithmonë e më shumë dobësi lidhur me sigurinë.

“Oracle duhet të marrë disa nga komponentët e gjuhës dhe t’i shkruajë ato nga fillimi”,- shprehet Botezatu.

Problemi me produkte të maturuara si Java apo ato të Adobe është se janë shumë të përdorura nga shumë programues. Ato janë zgjeruar aq shumë dhe janë zhvilluar nga kaq shumë programues sa që vetë krijuesit e tyre po humbasin kontrollin e pjesës së brendshme të tyre.

Jo pak herë ka ndodhur që pasi Oracle ka publikuar një patch për të zgjidhur një dobësi të caktuar në Java, kërkuesit kanë zbuluar një tjetër që gjendej në vetë përditësimin që i adresohej dobësisë së vjetër.

Rasti më i fundit është ai i tipit zero-day që ndodhi gjatë javës së kaluar.

Prandaj, ndoshta do të ishte një ide më e mirë rishkrimi i disa komponentëve të gjuhës se sa lançimi i herëpashershëm i patch-eve. (PCWorld Albanian)

Java

LEXO EDHE:  Huawei prezantoi Mate 30, telefoni që ka gjithçka por që askush nuk ka për ta blerë

Tags >

Java
Lajmet e fundit>